• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Albin Kurti investime me vlerë mbi 200 milionë euro: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës

10/31/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Albin Kurti investime me vlerë mbi 200 milionë euro: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, Kosova po lidhet me rrugë, hekurudha e tunele me vendet e rajonit. Kurti ka thënë se tashmë janë nënshkruar tri projekte infrastrukturore, me qeverinë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë drejtimin e duhur.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur punën e bërë dhe që po bëhet në investimet infrastrukturore të Kosovës.

Me anë të një postim në Facebook, ai ka theksuar se me Shqipërinë, Kosova është duke u lidhur më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës. Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi.

Për të tri këto projekte infrastrukturore, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur”

Kurti, përveç lidhjes me rajonin, ka përmendur edhe rajonet që kanë nevojë në Kosovë ndërlidhje nëpërmjet autostradave.

“Anamoravën po e lidhim me Prishtinën përmes autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilën mbi 75% të punimeve kanë përfunduar dhe tashmë kemi ndarë buxhetin për të filluar vitin tjetër me ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë.

Ndërtuam e asfaltuam rrugë në zona e fshatra në Veri të Republikës, ku për herë të parë po ndërtojmë e rinovojmë dhjetëra shtëpi të banorëve shqiptarë që janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë. Nënshkruam kontrata për mirëmbajtje përmes të cilave kemi mbuluar të gjithë territorin e Kosovës, me mirëmbajtje rutinë dhe mirëmbajtje intestive. Në të kaluarën mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë euro për tri vite.”

Ndër tjera, ai theksoi: “Pas përfundimit të procedurave të shpronësimit, punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë tash e disa muaj po vijojnë me intensitetin e duhur. Për përfundimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, e cila ka filluar në vitin 2009 dhe është përcjellë me shumë shkelje dhe keqmenaxhim, tashmë kemi përzgjedhur kompaninë mbikëqyrëse ndërkombëtare dhe jemi afër përzgjedhjes së kontraktorit i cili do të bëjë ndërtimin e rrugës.

Gjithashtu, jemi angazhuar maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së problemeve pronësore në mënyrë që gjatë vitit të ardhshëm ta përfundojmë aksin rrugor Dollc – Gjakovë. Jemi në fazën para nënshkrimit të kontratave për rrugën Kijevë – Dollc dhe kemi ndarë buxhetin për të vazhduar vitin tjetër me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq.

Kemi filluar procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës nga dalja jug e autostradës në Prizren e deri në hyrje të tunelit të rrugës Prizren – Tetovë si dhe ndërtimin e rrugës nga fshati Kërstec në komunën e Sharrit e deri në fshatin Zapod të Bashkisë së Kukësit. Jemi afër përfundimit të urës në Drelaj dhe kemi filluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e urave në Badoc e Rogovë të Hasit.

Të gjitha këto janë bërë, e për më shumë gjatë qeverisjes tonë kemi ulur borxhin e shpronësimeve për 82 milionë euro”.

I pari i ekzekutivit theksoi se krahas rrugëve, po investojnë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë.

Related

Previous Post

“Akti normativ i qeverisë, një paçavure”- Tabaku: Qeveria e paaftë për të investuar, thuhet se ku do të shkojnë lekët, por nuk ka asnjë liste që tregon se…

Next Post

“Përgjigje dhëmb për dhëmb për Ramën”, Berisha flet pas mbledhjes me Bardhin dhe deputetët e opozitës: PS i them mos na provokoni

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.