• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Halloween, dita kur duhet të kesh karamele në shtëpi!

10/31/2023
in Sociale
Halloween, dita kur duhet të kesh karamele në shtëpi!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kur vjen muzgu ata dalin rrugëve, nga dy nga tre, të maskuar si vampirë, si fantazma, si shtriga dhe trokasin nëpër dyer duke thirrur: Të ëmblën a të thartën? (Süßes oder Saures). Është Halloween – dita kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar. 31 tetori është dita kur duhet të kesh ca ëmbëlsira në dollap. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po nga vjen ky zakon? Thonë që është një shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si Coca Cola, ose Santa Claus, apo trëndafilat e Shën Valentinit. Sepse edhe industria e Halloween-it nuk lodhet së tregtuari kunguj plasikë dhe maska të frikshme në mbarë botën. Ca thonë që vjen nga keltët, pra nga një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me  të cilën keltët festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve. Që atëherë 1 nëntori është ditë pushimi, pra, festë zyrtare në disa lande të Gjermanisë me shumicë katolike.

Halloween rrjedh nga “All Hallows Eve” – ​​mbrëmja para Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Në krishterimin e hershëm njerëzit besonin se kjo ditë do të vinte shpejt. Por kjo nuk ndodhi. “Dhe pastaj,” shpjegon antropologia kulturore nga Boni Dagmar Hänel, “njerëzit pyesnin veten gjithnjë e më shpesh: Çfarë po ndodh në të vërtetë me shpirtrat, çfarë po bëjnë ata? Si mund ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të kuptimtë? “Dhe kështu lindi koncepti i purgatorit: një lloj stacioni i ndërmjetëm midis vdekjes dhe përjetësisë, në të cilin njeriu fillon të pastrohet nga mëkatet. 

Lidhje me botën e përtejme 

Dagmar Hänel: “Ky besim është i pranishëm në të gjitha fetë: Ne mund të ndikojmë në jetën e përtejme dhe anasjelltas. Pra, ne lutemi, bëjmë bamirësi, dhurojmë – dhe kjo ka një efekt të drejtpërdrejtë në vuajtjet e shpirtrave të varfër në purgator. “Në mesjetë, njerëzit shkonin shtëpi më shtëpi natën para Ditës së Gjithë Shenjtorëve për të kërkuar dhurata. Në disa zona rurale të Gjermanisë ky zakon ka vazhduar edhe sot e kësaj dite: Beqarë kalojnë nëpër fshat, luten, këndojnë dhe bekojnë dhe si këmbim kërkojnë para ose ushqim. Në SHBA, ky zakon është kthyer në festë fëmijësh: “Trick or Treat”.

Me ardhjen e iluminizmit në shekullin e 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të, kishat u bënë skeptike ndaj zakoneve të vjetra dhe madje i ndaluan disa, thotë antropologja kulturore Hänel. Përveç kësaj, në rrjedhën e industrializimit, kishte një rrjet social më të dendur, kështu që nuk kishte më nevojë për të mbledhur kaq shumë dhurata për të varfërit. Veç kësaj me ligjet sociale të nxjerra nga Bismarku në fund të shekullit të 19-të, kjo nevojë u zhduk. Sepse tani ishte shteti përgjegjës për sigurimin e të varfërve. Dhe kështu ky zakon u zhduk. 

Riimportim nga SHBA

Por: zakoni nuk vdiq tërësisht. Ishin emigrantët irlandezë që do ta merrnin Halloweenin në Amerikë, gjatë eksodit të tyre në shekullin e 19-të. Ata ishin të varfër, por zakonet i ruajtën. Lars Winterberg, një ekspert i antropologjisë historike dhe etnologjisë evropiane, beson se Halloweeni në fillim festohej kryesisht në zonat e emigrantëve të qyteteve të mëdha. “Integrimi rrallëherë funksionon si një rrugë njëkahëshe,” thotë Winterberg, “në fakt, pothuajse gjithmonë ka një përzierje të kulturës së migrantëve me atë të shoqërisë pritëse.”

Kështu u përhap zakoni i Halloween në të gjithë SHBA-në. Në fillim ishte më shumë një festë fëmijësh. Më vonë u “zgjerua”, nisën festat e para, kostumet, dekorimet. Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, festa u kthye në Evropë: Të parët që festuan Halloweeenin ishin ushtarët amerikanë të stacionuar në Gjermani. Por gjermanët nisën të miqësoheshin me këtë festë shumë vite më vonë vetëm nëpërmjet filmave dhe serialeve.

Related

Previous Post

Do rizbuloni emocionet e dashurisë, çfarë thonë yjet për ju sot

Next Post

Mos harroni çadrën, pasdite priten reshje shiu

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit të maturës: Përjashtohet maturanti në Durrës, fotografoi provimin! Do merren masa edhe ndaj administratës

Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit të maturës: Përjashtohet maturanti në Durrës, fotografoi provimin! Do merren masa edhe ndaj administratës

by redaktor2
06/24/2025
0

Ministria e Arsimit thotë se është angazhuar maksimalisht për administrimin korrekt të provimeve të Maturës Shtetërore, teksa sot u zhvillua...

Programi Kombëtar i Strehimit, ministri Blendi Gonxhja zbulon detajet: 1253 familje do të përfitojnë! Zbatimi nis në korrik-gusht

Programi Kombëtar i Strehimit, ministri Blendi Gonxhja zbulon detajet: 1253 familje do të përfitojnë! Zbatimi nis në korrik-gusht

by redaktor2
06/23/2025
0

Si pjesë e Programit Kombëtar të Strehimit Social, 1,253 familje në nevojë do të përfitojnë nga projektet për përmirësimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.