• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rezoluta për Rripin e Gazës, deputetja Blerina Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB: Politika e Jashtme e jona në një linjë me atë të dy partnerëve strategjikë

11/01/2023
in Te tjera
Rezoluta për Rripin e Gazës, deputetja Blerina Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB: Politika e Jashtme e jona në një linjë me atë të dy partnerëve strategjikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Izrael –Shqipëri ka sqaruar votën e vendit tonë në OKB për rezolutën që synon një armëpushim në Rripin e Gazës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” Blerina Gjylameti deklaroi se Shqipëria mbështet ndërprerjen e sulmeve në Rripin e Gazës dhe lejimin e korridoreve humanitare. “Unë besoj që nëse do të arrijnë të gjithë fuqitë ndërkombëtare të bëjnë presion për të lejuar gjithë korridoret humanitare, të jeni të bindur që do të ndryshojë situata. Shqipëria abstenoi sepse kishte një element. U tentua që rezoluta të modifikohet duke vendosur një apo dy elementë të cilët do të ndihmonin në zgjidhjen e konfliktit. Nuk është vetëm Shqipëria që abstenoi, abstenuan gati 45 vende të cilat kërkuan të njëjtën gjë që të arrinin. Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të jetë në një linjë me atë që janë dy partnerët strategjikë. Është politikë linje, je në një vend i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Abstenimi kishte dy apo tre arsye të cilat janë renditur, ndërkohë Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë ministrit të Jashtëm në OKB ka kërkuar pikërisht këtë gjë: Jo vetëm të ketë armëpushim të sulmeve, por nga ana tjetër të sigurohen korridore humanitare. Janë shumë vende që kanë kërkuar të njëjtën gjë, vazhdimësinë e furnizimit me karburant dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë të pijshëm përveç korridoreve humanitare. Nga ana e Izraelit është një jo e prerë nga ane furnizimit me karburant sepse mendojnë që do i shkojnë Hamasit”, deklaroi Gjylameti.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Deputetja Gjylameti nënvizoi se çështja e Rripit të Gazës meriton një zgjidhje të përhershme që do të lejojë jo vetëm paqen në Izrael, por dhe palestinezët të jetojnë të lirë. “Unë besoj që mungesa e të drejtës për të jetuar i lirë në rastin e palestinezëve, në vendin tënd, ka bërë që të arrijmë edhe të votojnë Hamasin dhe ta shikonin si përfaqësues të vendit të tyre, si një mënyrë për të bërë presionin ndaj shtetit të Izraelit për të drejtat e tyre. Kjo ka qenë them unë dhe një nga dështimet e politikës ndërkombëtare, në mosvendosje në tryezën e diskutimeve të dy palëve, pra pjesët e atyre që tentuan të ringrinin një shtet të Palestinës, të mirëfilltë si shteti i Izraelit nëpërmjet Autoritetit Palestinez. Dhe sot kemi një situatë të tillë që kanë votuar Hamasin. Strategjia nuk është të evakuosh njerëzit nga aty ku janë lindur, janë rritur, martuar dhe jetojnë. Nuk është ajo strategji. Nuk mund të zhduket Hamasi duke vijuar të evakuosh civilët. Çfarë duhet të bësh nesër? Po të shikosh informacionet që ata kanë janë me mijëra metra tunele, ndërkohë në anën tjetër liderët e Hamasit janë larguar nuk janë fare në Gaza”, u shpreh Gjylameti.

Related

Tags: Blerina GjylametiOKBvota
Previous Post

Koçiu dhe Balluku me gratë në Patos: Rritja e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka ulur fatalitetet

Next Post

Kosovë/ Njësitë speciale policore kërkojnë rritjen e shtesave për rrezikshmëri

Lajme të ngjashme

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

by redaktor2
05/12/2025
0

HAS- Procesi i numërimit në bashkinë Has ka përfunduar. Mësohet se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3547 ose 52.57...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

by redaktor2
05/12/2025
0

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.