• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Si dëshiron ta shpëtojë Robert Habeck industrinë gjermane

11/01/2023
in Rajoni & Bota
Si dëshiron ta shpëtojë Robert Habeck industrinë gjermane
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ekonomia gjermane po ecën drejt një recesioni. Një nga arsyet është kostoja e lartë e energjisë. Ministri i Gjelbër i Ekonomisë Gjermane kërkon ta ndryshojë këtë, por përballet me kundërshtime politike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Atmosfera është e zymtë. Në një kohë që ekonomitë e kombeve të mëdha industriale në mbarë botën po rriten, Gjermania po ecën drejt një recesioni. Ekonomia mund të tkurret me 0.4 për qind këtë vit. Në një anketë që Federata e Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë (BDA) porositi në tetor 2023, 82 për qind e sipërmarrësve të anketuar janë shumë të shqetësuar për Gjermaninë si zonë ekonomike. 88 për qind besojnë se qeveria nuk ka një strategji të menduar për t’u përballur me krizat

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbrit) i kupton në mënyrë të përsosur këto kritika, madje ai i mbështet ato. Situata gjeopolitike, transformimi i shtrenjtë, por i domosdoshëm drejt një industrie neutrale ndaj CO2 dhe, mbi të, një infrastrukturë e lënë pas dore, digjitalizimi i pamjaftueshëm, për të mos përmendur mungesën e personelit dhe fuqisë punëtore të kualifikuar dhe shumë burokraci: e gjithë kjo e vendos industrinë gjermane nën presion të madh, thotë ai. Dhe me pjesën e saj prej gati 23 për qind të vlerës së shtuar bruto, industria mbetet zemra e ekonomisë gjermane.

Një strategji për industrinë

Në mes të tetorit, Habeck bëri një surprizë duke paraqitur një strategji industriale. Në mbi 60 faqe, Ministri i Ekonomisë shpjegon pse e konsideron të rëndësishme që shteti të mbështesë masivisht ekonominë gjermane në vitet në vijim. Një analogji me qasjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat, me Aktin e reduktimit të Inflacionit, vendosën një program investimi prej afro 740 miliardë dollarësh. Përveç masave për të luftuar ndryshimet klimatike dhe një riorientim të ekonomisë amerikane drejt energjisë së ripërtëritshme, qasja e SHBA ofron gjithashtu lehtësi të konsiderueshme tatimore.

Problemi: Strategjia industriale e Habeck nuk ishte objekt konsultimi brenda koalicionit qeveritar të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Disa u habitën që ministri i Gjelbër mori drejtimin në këtë mënyrë. Të tjerë e interpretojnë atë si një përpjekje për të rikthyer të Gjelbërit në titujt e gazetave në një mënyrë më pozitive pas debatit të ligjit për ngrohjen. Në të vërtetë, me kërkesat që formulon në strategjinë e tij industriale, Habeck mirëpritet në ekonomi, por edhe te sindikatat. Ata duan që shteti t’i ndihmojë në kohë të vështira.

Gjashtë cent për kilovat orë energji elektrike

Elementi qendror i strategjisë industriale të Habeck është një çmim i subvencionuar shumë i energjisë elektrike. Për dekada, ky ishte modeli ekonomik gjerman: produktet prodhoheshin me energji të lirë, kryesisht me gaz nga Rusia, dhe shiteshin me çmime të larta në mbarë botën. Gjermania ishte kampion botëror i eksporteve, Made in Germany ishte etiketa e cilësisë. Por që kur Rusia pushtoi Ukrainën, gazi nuk del më nga tubacioni, por shpërndahet me anije në formën e gazit të shtrenjtë të lëngshëm natyror (LNG).

Që atëherë, çmimet e energjisë kanë shpërthyer dhe për pasojë edhe çmimet e energjisë elektrike, të cilat tani janë ndër më të lartat në botë. Për qytetarët, çmimi i energjisë elektrike ishte ndërkohë 40 euro cent për kilovat orë, ndërsa industria paguan 24 euro cent. Për muaj të tërë, Habecku ka këmbëngulur në futjen e një çmimi të subvencionuar nga shteti të energjisë elektrike industriale prej gjashtë cent për kilovat orë.

Shumë veshë të shurdhër brenda koalicionit

Brenda partisë së tij, me këtë hap Habeck-u nuk bën domosdoshmërisht miq. Bërja e konsumit të energjisë më të lirë nuk është një kërkesë qendrore e të Gjelbërve. Por të Gjelbrit e kuptuan se ne nuk duhet ta mbingarkojmë shoqërinë. As me çmime shumë të larta të energjisë, sepse kjo i shtyn gjithnjë e më shumë qytetarët në krahët e partive ekstreme. Ky mendim ndahet brenda grupit parlamentar socialdemokrat SPD në Bundestag. Kancelari nga radhët e SPD, megjithatë, është skeptik.

Olaf Scholz druhet se energjia elektrike e lirë do të rrisë kërkesën dhe do të krijojë pengesa. Ekspertët besojnë se energjia elektrike do të mbetet e shtrenjtë në Gjermani edhe për një kohë të gjatë. Scholz-i druhet se kompanitë që mund të blejnë në mënyrë të qëndrueshme energji të subvencionuar nuk do të kenë më presion për të transformuar bizneset e tyre në neutralitetin e CO2.

Kundërshtari më i madh i Habeck-ut është FDP. Për këtë partner koalicioni konsolidimi buxhetor as që diskutohet. Para për subvencione shtesë me vlerë miliardash nuk janë përfshirë në planifikimin buxhetor të Ministrit të Financave Lindner (FDP).

Energjia e shtrenjtë godet industrinë deri në themel

Por Habecku nuk është i vetmi që paralajmëron. Edhe industria dhe sindikatat thonë se pa një çmim të subvencionuar të energjisë elektrike, e gjitha nuk mund të funksionojë. Rrezikojmë “të humbasim prodhimin me çmimin e lartë të energjisë dhe rrjedhimisht zemrën e asaj që përbën zinxhirin e vlerës së industrisë gjermane”, deklaroi ministri i Ekonomisë gjatë një konference për industrinë në Berlin.

Gjermania ka zinxhirë furnizimi “shumë të paprekur”, nga produktet bazë deri te prodhimi përfundimtar. “Sigurisht që mund të kemi edhe manifakturë, por me këtë e dobësojmë Gjermaninë ekonomikisht, prandaj unë konkludova politikisht që kjo është pikërisht pasoja e gabuar në këtë kohë.”

Bizneset dhe sindikatat luftojnë

Federata e Industrisë Gjermane (BDI) ka paralajmëruar prej kohësh për rrezikun e zhvendosjes së sipërmarrjeve me energji intensive jashtë vendit. Kjo do të kishte pasoja të rënda, siç theksoi Presidenti i BDI Siegfried Russwurm në konferencën e industrisë. “Po të mos ketë më industri kimike në Gjermani, është joreale të mendohet se automatizimi për uzinat kimike do të vazhdojë të bëhet në Gjermani.”

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shpëtimin e kompanive të mëdha, tha presidenti i dytë i sindikatës industriale (IG) Metall, Jürgen Kerner. “Shumë biznese të mesme familjare aktualisht nuk kanë më perspektivë.” Në të gjithë vendin ka një pasiguri të madhe. Prodhimi zhvendoset jashtë vendit ose ndalet. “Kemi fabrika të aluminit që ndalojnë prodhimin, kemi fonderi dhe fabrika që humbasin porositë. Këshillat e punës dhe administratorët gjyqësorë po raportojnë pushime nga puna, falimentime dhe mbyllje kompanish.”

Nga do të vijnë paratë?

Në konferencën e industrisë nuk kishte asnjë dakordim për mënyrën e financimit të çmimit të subvencionuar të energjisë elektrike. Të Gjelbrit, si dhe ministri i tyre Habeck, janë të hapur për borxhe shtesë. Jo gjatë kësaj legjislature, frena e borxhit është me të vërtetë e përfshirë në marrëveshjen e koalicionit, por pas zgjedhjeve të ardhshme federale, thorë Habeck.

Presidenti i BDI Russwurm, nga ana tjetër, është kundër borxheve të reja. Sipas tij, shteti ka problem me shpenzimet. “Mendoj se do të duhet të caktojmë prioritete dhe ta durojmë këtë konflikt, prioritete për atë që mund të përballojmë dhe për atë që do të ishte e dëshirueshme, por ne nuk mund ta përballojmë këtë”.

Një debat që po zhvillohet aktualisht edhe në Bundestag gjatë negociatave për buxhetin për vitin 2024. Habecku iu referua atij në përgjigje të pyetjes se kur SPD, të Gjelbrit dhe FDP mund të bien dakord për një çmim buxhetor për energjinë industriale. “Ndoshta diskutimet e buxhetit do të japin njëfarë qartësie,” tha ai. Aktualisht shanset janë “50-50”.

Related

Previous Post

Sot koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, këngëtarja pritet nga Veliaj: “Jemi krenarë për ty! Bekim dhe kënaqësi të të mbështesim”

Next Post

Kurti: Buxheti për vitin 2024 do të jetë mbi 3.3 miliardë euro

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erio…
  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.