• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shtohen përpjekjet diplomatike për ndërprerje të përkohshme të luftimeve në Gazë

11/02/2023
in Rajoni & Bota
Shtohen përpjekjet diplomatike për ndërprerje të përkohshme të luftimeve në Gazë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Trupat tokësore izraelite vazhdojnë përparimin drejt qytetit të Gazës këtë të enjte, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe po shtojnë përpjekjet diplomatike për të zbutur pasojat e rrethimit të territorit që qeveristet nga Hamasi dhe për të bërë të mundur, të paktën, një ndërprerje afatshkurtër të luftimeve për të ndihmuar civilët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Më shumë se 9000 palestinezë janë vrarë që kur nisën luftimet, thanë zyrtarë të shëndetësisë në Gazë.

Presidenti Joe Biden propozoi dje “ndërprerje të përkohshme të luftimeve” me qëllim dhënien e ndihmës humanitare, në një kohë kur, përmes asaj që duket të ishte një marrëveshje mes Shteteteve të Bashkuara, Egjiptit, Izraelit dhe Katarit, i cili ndërmjetëson me Hamasin, u bë e mundur që për herë të parë, qindra palestinezë, që zotërojnë pasaporta të huaja dhe dhjetra të plagosur të largoheshin nga Gaza. Dhjetra të tjerë u evakuuan këtë të enjte.

Disa vende arabe, përfshirë aleatë të Shteteve të Bashkuara dhe ata që kanë marrëdhënie paqësore me Izraelin, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre mbi luftën. Jordania tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli dhe i kërkoi të dërguarit të Izraelit, që të qëndrojë larg vendit, deri në ndalimin e luftës dhe “katasrofës humanitare” që po shkakton ajo.

Më shumë se 3600 fëmijë palestinezë janë vrarë gjatë 25 ditëve të luftimeve dhe mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës është larguar nga shtëpitë e tyre. Nga pala izraelite, janë vrarë më shumë se 1400 persona, shumica civilë, që humbën jetën gjatë sulmit të befasishëm të 7 tetorit nga grupi i Hamasit.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar për mbështjeje të palëkundur të Izraelit, i cili synon t’i japë fund qeverisjes së Hamasit në Gazë dhe të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake, edhe pse dy vendet aleate nuk kanë një plan të qartë mbi udhëheqjen e Gazës pas mbarimit të konfliktit.

Grupi Hamas është sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë tha se ndërprerja e përkohshme e luftimeve do të lejonte dërgimin e më shumë ndihmave dhe do të lehtësonte lirimin e personave që po mbahen nga Hamasi.

Related

Previous Post

Zëdhënësja ruse Zakharova: Direktiva e Izraelit që hebrenjtë të largohen nga Kaukazi i Veriut është ‘anti-ruse’

Next Post

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” studiuesit britanik; Timothy Garton Ash: “Falë jush, Tirana sot një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë”

Lajme të ngjashme

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

by redaktor2
08/05/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me...

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.