• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Projektbuxheti i vitit 2024/ “Dokrra e propaganda”, Tabaku për taksën e profesionistëve të lirë: Skemë e padrejtë që nxit infomalitet

11/04/2023
in Politikë, Slider
Projektbuxheti i vitit 2024/ “Dokrra e propaganda”, Tabaku për taksën e profesionistëve të lirë: Skemë e padrejtë që nxit infomalitet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2024, ku ndalet te taksa e profesionistëve të lirë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës, ndërsa shton se në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%, ku secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij, por socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka.

Ndër të tjera demokratja shprehet se ky është taksimi më i pandershëm nga mazhoranca dhe se kjo skemë e padrejtë do të nxisë informalitet.

Postimi i plotë i Tabakut:

Dëgjuam dje se në Shqipëri nuk taksohen bizneset e vogla dhe gjithashtu që në Projektbuxhetin 2024 nuk do kemi taksa të reja.

Si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës.

Në projektbuxhetin 2024 janë 70 mln euro taksa shtesë për xhepat e familjeve shqiptare. Mes tyre më kryesorja është taksa e vendosur për profesionistët e lirë që do të paguajnë deri në 23% për dijen dhe aftësitë e tyre profesionale.

Si erdhëm deri këtu?

Në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%! Secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij. Socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka, sollën taksimin progresiv socialist ku çdokush paguante progresisvisht për të ardhurat që fitonte.

Kjo, i dha jetë skemave për t’i ikur taksimit socialist progresiv. Fillimisht profesionistët krijuan biznese me NIPT dhe ofruan shërbimet e tyre. Më tej këto profesionistë mundën t’i ikin skemës së taksimit progresiv socialist që nisi të taksonte progresivisht edhe ato të ardhura që vinin nga dy punësimi.

Kjo skemë përveçse e padrejtë dhe pandershme nxiti dhe informalitetin.

Kjo, krijoi një gropë të madhe në buxhet ku profesionistët preferonin që t’i shmangeshin taksimit progresiv socialist që taksonte punën deri në 23% ndërsa përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit me 5% për fitimin.

Në vend që mazhoranca socialiste të ndryshonte skemën e taksimit të pandershëm socialist, ato vijuan ta thellojnë dhe sot kanë sjellë në tavolinë taksimin socialist mbi profesionistët e lirë.

Qëllimi? Të taksojmë profesionistët e shtresës së mesme, punëtorin që ngrihet përditë në mëngjes për të punuar dhe t’i japim sa më shumë përjashtime një shtrese gjithnjë e më të pakët që fiton më shumë dhe paguan më pak taksa dhe ofron më pak produktivitet ekonomisë.

Ky është taksimi i pandershëm socialist që propaganda dhe dokrat që dëgjoni përditë në media mbulojnë. Socialistët mund të propagandojnë por llogarinë e xhepave tuaj në fund të ditës e dini ju!

Related

Previous Post

Itali/ Stuhia “Ciaran” u merr jetën 6 personave, raportohen disa të zhdukur

Next Post

IKMT do të shembte me shpërthim të kontrolluar hotelin në Dhërmi, anulohet vendimi

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.