• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Moti i rënduar, Balluku: Probleme në Kavajë dhe Fier, si paraqitet situata në Portin e Durrësit dhe Vlorës

11/08/2023
in Aktuale
Moti i rënduar, Balluku: Probleme në Kavajë dhe Fier, si paraqitet situata në Portin e Durrësit dhe Vlorës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka raport mbi situatën për shkak të motit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo ka theksuar se aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e Kavajës. Sakaq, në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon intensivisht për riparimin e tij sa më parë.

Sipas Ballukut, në portin e Durrësit dhe të Vlorës, situata paraqitet normale dhe nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në të njëjtën linjë paraqitet edhe situata në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit.

Postimi i plotë:

Territori i vendit, prej disa orësh, është përfshirë nga reshje intensive shiu. Në terren ndodhen të gjitha strukturat e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për të vepruar në kohë ndaj çdo problematike që mund të shfaqet. Referuar të dhënave nga terreni, situata paraqitet si më poshtë:

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e Kavajës. Brigadat e Tensionit të Lartë kanë ndërhyrë në 15 linja 35kV dhe nënstacione, duke rikthyer energjinë në zona ku u shfaqën problematika. Linjat e Hidrovorëve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë. Në linjat e transmetimit të energjisë dhe nënstacionet e OST situata paraqitet e qetë dhe pa problematika. Si pasojë e reshjeve ka pasur rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit, ndërsa janë marrë masat për të mos pasur shkarkime. Situata në tre hidrocentralet paraqitet:

Fierzë: Niveli 266.43 m; Prurjet 200 m3/s
Koman: Niveli 172.55 m; Prurjet 240 m3/s
Vau Dejës: Niveli 74.40 m; Prurjet 30 m3/s

AKSET RRUGORE

Aktualisht në të gjitha akset rrugore të vendit qarkullimi kryhet normalisht, pavarësisht reshjeve të shiut që po vijojnë. Në terren ndodhen të gjitha grupet e punës duke bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve, për të garantuar vijimin pa problematika të lëvizjes.

FURNZIMI ME UJË

Në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon intensivisht për riparimin e tij sa më parë. Në rajonet e tjera situata e furnizimit me ujë, si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura, janë në kushte optimale.

PORTET DHE AEROPORTET

Në portin e Durrësit situata paraqitet normale në të 3 terminalet. Nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në portin e Vlorës situata paraqitet e qetë. Nuk ka kufizime dhe pezullim të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, ndërkohë që anijet e transportit ndërkombëtar detar po vijojnë të operojnë normalisht. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, situata paraqitet e qetë dhe pa problematika.

Related

Previous Post

Përfundon seanca në GJKKO për cështjen “Partizani”, avokati Gjokutaj: Ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës

Next Post

Agron Shehaj për gazetën italiane “Il Foglio”: Kujdes, Edi Rama nuk është ashtu siç shitet në Perëndim

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.