• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mbase ka folur me lalin për…”/ Berisha nxjerr bisedën e të shumëkërkuarve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

11/10/2023
in Politikë, Slider
“Mbase ka folur me lalin për…”/ Berisha nxjerr bisedën e të shumëkërkuarve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarë, nga ku ka zbuluar një bisedë në “WhatsApp” që sipas tij përfshin Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas tij biznesmenët e shumëkërkuar për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiri komunikojnë në një grup në WhatsApp për ndërtimin e një çerdheje në kryeqytet.

Sipas Berishës, Mërtiri dërgon lajmin për ndërtimin e çerdhes dhe pyet “po kjo çfarë ishte”, me Zoton që përgjigjet “ku di unë, i ke thënë gjë ti atij?”.

Mërtiri shkruan më poshtë “jo asnjëherë, prandaj më bëri çudi”, ndërsa Zoto përgjigjet duke thënë “s’e di, mbase ka folur me lalin”, duke nënkuptuar se ky i fundit mund të jetë kryebashkiaku Veliaj.

“Korrupsioni, mashtrimi dhe vjedhja e Erion Veliajt ka kufi vetëm qiellin.
Sot kam këtu një dokument ku Bashkia e Tiranës njofton se kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës.
Si ishte dhe si do ta transformojë Lal Vjedhësin.
Këtu kemi inaugurimin e çerdhes.
Personi është Cafaljone.
Aty në krah të Lal Vjedhësit është famëzi Cafaljone i djegësave, i cili ka financuar me paratë e djegësit, çerdhen e Erion Veliaj dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës.
Çka nënkupton se sa ka kushtuar ajo çerdhe, Veliaj i ka futur në xhepin e vet. Sepse përndryshe duhej të thoshte se kjo është dhuratë e zotit Cafaljone.
Me datën 8 korrik 2019, Top Channel njofton- se ia çon ai lajmin, se po ndërtohet në Kombinat si investim i Bashkisë së Tiranës, kjo çerdhja.
Pas këtij lajmi, në Ëhatsapp-in e mafiozëve, Mirel Mërtiri, i identifikuar si Mërtiri3, dërgon linkun e lajmit dhe shkruan: Po kjo ç’ishte?
Përgjigjen e jep Klodian Zoto, i identifikuar si Zoto4.
-I ke thënë gjë ti atij?
-Jo, asnjëherë.
-Prandaj më bëri çudi.
-Nuk e di, mbase ka folur me Lalin.
Me datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të Instagramit të Bashkisë së Tiranës, publikohet një foto ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave, Cafaljone. Ndërkohë bashkia e merr në dorëzim këtë çerdhe me datën 23 dhjetor 2020.
Pra, del qartë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri flasin për dy individë. E vërteta është për shkrimtarin me dorë, Ben Blushi. Ben Blushi ka dy anë, mos harroni kurrë se unë e njoh që javën e parë. Me njërën dorë shkruan, me tjetrën vjedh. E ka këtë sëmundje, të lindur.
Ben Blushi dhe Erion Veliaj.
Dhe unë kur u kisha thënë se sherri me Arben Ahmetaj lindi sepse Arben Ahmetaj i thotë Erionit, ta marrim Blushin për marrëdhënie publike, të na mbulojë me PR. Blushi u fut në valle dhe punën e parë, përzuri Ahmetajn. Po këto janë punët e tyre.
Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si sipërmarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij.
Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë.
Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit.
Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirixhim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij.
Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë.

Related

Previous Post

Lista e Kombëtares/ Broja nuk ia del, nuk grumbullohet as Çuni, ka vetëm një rikthim

Next Post

Policia aksion në disa qytete të vendit, 25 në pranga. Detajet e para

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.