• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Buxheti 2024 mbështet rritjen e pagave për 22 mijë punonjës të sistemit shëndetësor

11/10/2023
in Sociale
Ministrja Koçiu: Buxheti 2024 mbështet rritjen e pagave për 22 mijë punonjës të sistemit shëndetësor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Konferenca e 30-të e Kirurgjisë Shqiptare (ACS 2023) dhe Kongres i 7-të Shqiptar i Traumës dhe Kirurgjisë Urgjente (ACTES 2023), e ka shndërruar Tiranën në kryeqytet të mjekësisë botërore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm rajonal për kirurgjinë, traumën dhe urgjencën kirurgjikale, ku ishin të pranishëm kirurgë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe vendet evropiane.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu vuri në dukje prioritetet e buxhetit 2024, buxheti më i madh i akorduar për shëndetësinë deri më sot, i cili sipas ministres do të vazhdojë me transformimet e mëdha si dhe investimet për pajisje moderne dhe të teknologjisë së fundit.
Koçiu theksoi se do të ndërtohet godina e re e Back-Up (mbështetjes) së Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
“Mbështetja për Urgjencën Kombëtare do të ndihmojë akoma më shumë në rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë në reagim, marrjen e trajtimit paramjekësor, duke përmirësuar kështu drejtpërdrejtë dhe punën në Spitalin e Traumës”, – u shpreh ministrja.

Në kuadër të fuqizimit dhe modernizimit të diagnostikimeve në spitalet publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë investimet për pajisjet mjekësore të teknologjisë së lartë.
“Një tjetër pikë kyçe në buxhet janë edhe vijimi i shtimit të pajisjeve moderne dhe teknologjisë së fundit për të bërë diagnostikimin më të mirë, për të shërbyer më mirë qytetarëve. Pas rehabilitimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, deri në fund të vitit 2024, ne do të vijojmë të rikonstruktojmë dhe t’i shtojmë Qendrave Shëndetësore edhe 60 godina të tjera”, deklaroi ministrja.

Buxheti 2024 vijon mbështetjen për bluzat e bardha, për rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e autonomisë spitalore.

Ministrja Koçiu deklaroi se me buxhetin e ri do të vijojë rritja e pagave për rreth 22 mijë punonjësve shëndetësorë që shërbejnë në sektorin tonë shëndetësor.
Gjatë vitit të ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rikonstruktojë Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, godinën qendrore të spitalit Rajonal Gjirokastër dhe të spitalit Rajonal Korçë.

Related

Tags: 22 mije punonjesKociurritje pagash
Previous Post

Presidenti Begaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët: Puna juaj e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar, por mos u dorëzoni para vështirësive

Next Post

E quajti ‘aktore’, ja si i përgjigjet Alba, Blerandos

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.