• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nuk shlyen detyrimet e pagave, përmbarimi bllokon llogarinë e thesarit/ BIRN: Organet e drejtësisë në ngërç financiar, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kërkojnë zgjidhje nga Kuvendi

11/10/2023
in Aktuale
Nuk shlyen detyrimet e pagave, përmbarimi bllokon llogarinë e thesarit/ BIRN: Organet e drejtësisë në ngërç financiar, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kërkojnë zgjidhje nga Kuvendi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kërkuan një zgjidhje nga Kuvendi për ngërçin e rritjes së pagave të magjistratëve, që sipas tyre po bllokojnë funksionimin normal të këtyre institucioneve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Prokuroria e Përgjithshme u ankua të premten në Kuvend se i është bllokuar llogaria e thesarit nga përmbaruesit, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Luan Abazi, sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, i tha Komisionit Parlamentar të Ligjeve se “kemi qenë shumë në vështirësi për të kryer veprime financiare me thesarin, sepse nga ana e përmbaruesve është bllokuar thesari”.

Gjatë prezantimit të buxhetit të ri, Abazi kërkoi nga qeveria që të marrë masa për këtë çështje, pasi sipas tij, “vazhdojnë proceset gjyqësore dhe gjykata në mënyrë sistematike po jep vendime në favor të tyre”.

“Nga ana jonë është njohur detyrimi për të gjithë punonjësit, kjo është bërë për të kursyer shpenzimet gjyqësore dhe ato të përmbarimit,” shtoi ai, duke e vlerësuar situatën si shumë problematike.

“T’i kërkohet Ministrisë së Financave që të vendosë që ky detyrim që kemi të likuidohet menjëherë, sepse prokuroria është në vështirësi të përditshme për të kryer veprime në funksionin kushtetues që ka,” këmbënguli ai.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur një vit më parë u njeh një  shtesë page prej 14 mijë lekësh të gjithë magjistratëve që nga viti 2019, por qeveria ka bërë një vesh të shurdhër për alokimin e fondeve për zbatimin e tij.

Të njëjtin shqetësim ngriti dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, gjatë dëgjesës në këtë komision të premten.

Armand Shini, drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në SPAK tha se “struktura po përballet me vendime gjyqësore që janë në ekzekutim dhe shpenzime gjyqësore, përmbarimore”, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Sipas tij, efekti financiar i këtyre detyrimeve arrin në 130 milionë lekë për këtë institucion.

Gjatë kërkesave për buxhetin e ri 2024, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, këmbënguli që qeveria të parashikonte zërin e investimeve në shumën 550 milionë për rikonstruksionin e godinës së re brenda vitit që vjen, jo të ndarë në 2 vite, siç e kishte parashikuar Ministria e Financave.

“Jemi para faktit që godinën e kemi përballë, por punojmë tej kapaciteteve dhe s’mund të plotësojmë stafin pasi s’kemi ambjente ku t’i vendosim,” u tha Dumani deputetëve.

Në lidhje me detyrimet për shtesat e pagave, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se shqetësimi ishte i drejtë, por ajo ripërsëriti qëndrimin se Kuvendi dhe qeveria po kërkojnë një zgjidhje institucionale-ligjore për këtë çështje

Punonjësit e organeve të drejtësisë po fitojnë në masë gjyqet për zbatimin e këtij vendimi duke futur në ngërç financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare dhe shpenzimet gjyqësore e përmbarimore.

Gjatë dëgjesave për buxhetin, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Pavarur i Apelimit theksuan se kjo ishte një çështje sensitive për mbarvajtjen e punës dhe për pavarësinë e këtyre institucioneve.

Related

Previous Post

U desh më shumë se një vit që Pique të fliste hapur për ndarjen nga Shakira

Next Post

Balluku inspekton biznesin fason në Gramsh: Të punësuar 70 punonjës, objektiv dyfishimi i stafit

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.