• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Albana Vokshi kërkon ndihmën e Grave të EPP-së: Shqipëria me Edi Ramën një autokraci, duhet ndryshim

11/12/2023
in Politikë, Slider
Albana Vokshi kërkon ndihmën e Grave të EPP-së: Shqipëria me Edi Ramën një autokraci, duhet ndryshim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Forumit të Grave demokrate, Albana Vokshi u kërkoi grave europiane të qendrës së djathtë të bëheshin zëri i Shqipërisë për të ndaluar regjimin e korruptuar autokrat të Edi Ramës. Në Kongresin e Grave të EPP-së, i mbajtur në Amsterdam, zonja Vokshi, si zëvendëspresidente e EPP-së, nxiti homologet e saj nga vendet e Bashkimit Europian që të ndërgjegjësojnë qeveritë e tyre për aktet antidemokratike dhe antieuropiane të kryeministrit të Shqipërisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke e shoqëruar fjalën e saj me pamjet e fundit nga protestat në parlament dhe nga përdorimini Gardës kundër deputetëve të opozitës, zonja Vokshi, apeloi për ndihmë. “Ne kërkojmë që ju të njiheni me realitetin dhe të vërtetën në Shqipëri, pasi asgjë nuk është siç duket. Kryeministri ynë është një autokrat. Të drejtat tona kushtetuese dhunohen çdo ditë. Ndihma dhe mbështetja juaj janë jetike për të rinthyer demokracinë në Shqipëri”- u shpreh Albana Vokshi gjatë punimeve të Kongresit të Grave të Partisë Popullore Europiane.

Zëvendëspresidentja shqiptare e EPP-së, Albana Vokshi, solli në vëmendjen e forumit më të lartë politik të grave të qendrës së djathtë europiane çështjet kyçe të ngritura në raportin e fundit të Komisionit Europian: korrupsionin e kudogjendur, blerjen e votave dhe presionin e qeverisë ndaj votuesve, përjashtimin e paprecedentë të 26 deputetëve të opozitës që kërkojnë monitorimin e qeverisë përmes komisioneve hetimore.

“Është shumë e rëndësishme-tha zonja Vokshi në fjalën e saj para Kongresit të EPP-së, që ambasadorët e vendeve tuaja nga Bashkimi Europian të ngrenë zërin për çfarë nuk shkon në Shqipëri jo për t’i dalë në krah opozitës apo për të sulmuar qeverinë, por për të mbrojtur taksat e qytetarëve europianë, që vidhen pa mëshirë nga një qeveri e korruptuar dhe autokrate.”

Duke e përshkruar gjendjen e demokracisë në përkeqësim e sipër, Albana Vokshi vuri në dukje se ka një lajm të mirë. “Kryeministri autokrat i Tiranës nuk e kontrollon më opozitën. Ne po veprojmë si të bashkuar për të mbrojtur të drejtët tona në parlament dhe Edi Rama është i pafuqishëm për të përdorur opozitën e vërtetë si kukulla të pushtetit të tij të korruptuar”- u shpreh zëvendëspresidentja shqiptare Albana Vokshi në Kongresin e Grave të EPP -së.

Në kongres bashkëbisedova dhe ndava shqetësimet për situatën politike në Shqipëri me:

1. Dubravka ŠUICA, Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi dhe Zëvendës Presidente e EPP dhe EPPW.

2.Esther DE LANGE, Zëvendëspresidente e EPP dhe Grupit PPE, deputete (CDA)

3. Karien VAN GENNIP, Ministre e Çështjeve Sociale dhe Punësimit, Hollandë (CDA)

4. Rozália BIRÓ, Presidente EPP Women

5.-Dr.h.c. Doris PACK, Presidente Nderi EPP Women

Related

Previous Post

Gjylameti shtyn Isufin me një energji bërthamore”- Kronika satirike e Gjekmarkajt: Etilda lëshon një psherëtimë. Ermua fërkon duart. Në mbretërinë e Babos të gjithë si në…

Next Post

“Mjaft vëllezër, mjaft”- Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.