• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

VOA: Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin

11/13/2023
in Rajoni & Bota
VOA: Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të cilëve nuk u është miratuar statusi, një kthesë e mprehtë në politikat e vendit për migrantët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, zgjedhjet e ardhshme – dhe konflikti Izrael-Hamas – e kanë ashpërsuar retorikën rreth imigracionit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme.
Kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin për fluksin e imigrantëve. Në një takim me 16 guvernatorët e shteteve të vendit ai paraqiti një plan që thotë se do ta ulë numrin e imigrantëve.

“Unë besoj se ky është një moment historik. Përballë një sfide pa dyshim të madhe, me një numër shumë të madh migrantësh dhe migrim të parregullt, të gjitha nivelet e shtetit po bashkëpunojnë ngushtë, gjë që është e nevojshme. Njerëzit e presin këtë nga ne”, tha ai.

Sipas marrëveshjes, qeveria federale do t’u paguajë shteteve dhe bashkive tetë mijë dollarë për çdo refugjat nga viti i ardhshëm, si edhe do të shkurtohet ndihma financiare që u jepet azilkërkuesve. Zoti Scholz premtoi të përshpejtojë vendimet për azilin – dhe ta bëjë më të lehtë dëbimin e atyre që u refuzohet statusi i refugjatit.

Kontrollet e përkohshme në kufijtë me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën do të mbeten në fuqi– dhe qeveria ka premtuar dënime më të ashpra për trafikun njerëzor. Është një kthesë e fortë nga politikat e paraardhëses së zotit Scholz, Angela Merkel.

Në vitin 2015, Gjermania hapi kufijtë për më shumë se një milion refugjatë. Kancelari Scholz po vepron duke pasur parasysh zgjedhjet evropiane, të planifikuara për në qershor të vitit të ardhshëm, thotë analistja Camino Mortera-Martinez.

“Partitë kryesore të qendrës së djathtë po marrin mesazhin se duhet të jenë – ose të shfaqen – më të ashpra ndaj imigracionit, në mënyrë që të marrin votat që tani po u jepen alternativave më radikale, si Alternativa për Gjermaninë”, thotë analistja Canino Mortera-Martinez e Qendrës për Reformë Evropiane.

Ajo shton se konflikti Izrael-Hamas po nxit retorikën politike rreth imigracionit.

“Mendoj se është shumë e rrezikshme të përhapësh idenë se do të ketë një valë masive refugjatësh. Nga ky lloj debati përfitojnë populistët dhe e djathta ekstreme”, thotë analistja.

Ndërkohë, Italia – e cila pranon qindra mijëra emigrantë çdo vit – nënshkroi të hënën një marrëveshje për ndërtimin e qendrave për pritjen e migrantëve në Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni tha se ajo mund të shërbejë si një model për marrëveshjet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve joanëtare. Kritikët thonë se plane të tilla mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

Related

Previous Post

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Next Post

Të bllokuara në një nga spitalet më të mëdha të Gazës, rrezikohet jeta e foshnjave të lindur para kohe

Lajme të ngjashme

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

by redaktor2
08/05/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me...

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.