• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Momenti i ekstradimit! I shumëkërkuari Behar Bajri mbërrin në Shqipëri, ishte në kërkim për vrasje në dosjen ‘Metamorfoza’

11/16/2023
in Kronikë
Momenti i ekstradimit! I shumëkërkuari Behar Bajri mbërrin në Shqipëri, ishte në kërkim për vrasje në dosjen ‘Metamorfoza’
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

TIRANË– I shumëkërkuari Behar Bajri ka mbërritur në Shqipëri. Ai u ekstradua nga Franca, pasi ishte në kërkim nga SPAK për vrasja në dosjen Metamorfoza.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bajri duhet të sillej nga Franca ne Shqipëri mbrëmjen e djeshme por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur token shqiptare. Shkak u bene arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion me pasagjerë civile ndërsa mëngjesin e sotëm ai është sjelle nga Parisi në Tiranë me një fluturim charter.

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një i shumëkërkuar për një sërë veprash të rënda penale.    43-vjeçari i ekstraduar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”.   Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të kryejnë dënimin, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar:    

Behar Bajri 43 vjeç, banues në Shkodër.      

Ky shtetas u kap dhe u arrestua në Francë, në muajin shtator, falë shkëmbimit mes policisë shqiptare dhe asaj franceze, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e tij.        
   
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.      
 Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.  

Shtetasi B. B. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Gj. B.(N.), më datë 09.08.2020, në Shkodër. Gjithashtu dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e kundërshtarëve, për të organizon prita, me qëllim vrasjen e tyre.   

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi B. B., kundrejt ofrimit të shumave monetare funksionarëve të drejtësisë, ka bërë të mundur lirimin nga burgu, para kohe.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Related

Previous Post

‘Isha në rolin e një prostitute’, pengu i Zamira Kitës: Bashkëshorti s’donte

Next Post

Edukatorja dhunoi 5-vjeçarin, bashkia Elbasan ia vë fajin të miturit

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me 3 muaj të tjerë masën e sigurisë “arrest...

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

by redaktor2
09/04/2025
0

Pas pesë vitesh në arrati dhe me identitete të rreme, statusi i të arratisurit të një shtetasi 44-vjeçar shqiptar ka...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.