• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në Lezhë: Transferim pa burokraci nga gjimnazet në shkollat profesionale deri në muajin dhjetor

11/17/2023
in Sociale
Manastirliu në Lezhë: Transferim pa burokraci nga gjimnazet në shkollat profesionale deri në muajin dhjetor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Deri në muajin dhjetor, kemi vendosur që transferimet nga shkolla e mesme e përgjithshme, drejt shkollave profesionale, të mund të kryhet automatikisht, me një proces shumë të shpejtë, shumë të lehtë, nëpërmjet sistemit SMIP në e-Albania”. Deklarata u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu nga shkolla “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, ku vijoi fushatën e komunikimit dhe ndërgjegjësimit “Zgjidh Zanatin” me prindër, nxënës, mësues, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si çelësi i suksesit për punësimin e sigurt.
Me qëllim dhënien e një hovi të ri të orientimit dhe zgjedhjes së arsimit profesional të nxënësve, Ministrja Manastirliu tha se është fuqizuar bërthama e orientimit të karrierës në shkollë, duke e filluar orientimin e karrierës që në klasën e gjashtë dhe duke e shtrirë deri në klasën e nëntë, për të evidentuar hershëm prirjen që nxënësit kanë drejt arsimit profesional.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, foli edhe për buxhetin 2024, ku bëri me dije rritjen histroike të pagave për mësuesit dhe siguroi vazhdimin e investimeve me shkolla të reja dhe pajisjen me laboratorë.
“Në 2024 ne do të kemi një mbështetje për rritjen e pagave të mësuesve, rreth 30 mijë mësues do të kenë një rritje pagash të konsiderueshme. Ne jemi të angazhuar që në vitin 2024 të përfundojmë investimet në rehabilitimin e 30 shkollave dhe të hapim investimet me rreth 1 miliard lekë për shkolla të tjera dhe gjithashtu të investojmë në laboratorë të shkencave dhe në 216 Smart lab”, tha Ministrja Manastirliu.
Në shkollën “Gjergj Kastrioti”, është zhvilluar një aktivitet me mësuesit, nxënësit dhe prindërit mbi fushatën e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e cila do të vijojë në të gjithë vendin. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të biznesit, drejtues dhe përfaqësues të drejtorisë arsimore dhe të arsimit profesional, nxënës dhe mësues të shkollave profesionale dhe shkollave të arsimit të përgjithshëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Arrestimi i kreut të kartelit të drogës, Prokuroria e Tiranës nis kërkesën për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Next Post

79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj nderon 10 veteranë të LANÇ: “Koha për te reflektuar dhe vlerësuar ata që sakrifikuan jetën për Tiranën që kemi sot”

Lajme të ngjashme

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Izet Onuzit: Kur kujton aksidentin e ndodhur më shumë se tridhjetë vite më parë, Izet Onuzi e pranon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.