• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pakt kombëtar kundër dhunës ndaj fëmijëve, Manastirliu: Forcojmë mekanizmat e sinjalizimit të hershëm

11/20/2023
in Slider, Sociale
Pakt kombëtar kundër dhunës ndaj fëmijëve, Manastirliu: Forcojmë mekanizmat e sinjalizimit të hershëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit u shpreh se: “Pjesë e Reformës në Arsimin Parashkollor, do të jetë edhe vlerësimi periodik psiko-social, jo vetëm për mësuesit, por edhe për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve”

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

 Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, u firmos Pakti Kombëtar kundër dhunës seksuale dhe çdo forme dhune ndaj fëmijëve, nga Ministri i Brendshëm, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, si një angazhim për të bashkërenduar veprimet në mbrojtje të të drejtave të fëmijëv në Shqipëri.
“Ky pakt është i një rëndësise të veçantë, pasi bëhet fjalë për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve, që janë të parët në politikat tona. Ne jemi të angazhuar të forcojmë mekanizmat e parandalimit dhe sinjalizimit të hershëm, si forma më e mirë për reduktimin, deri në eleminim të çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.
Duke folur për reformën e re të saposhpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në arsimin parashkollor, Manastirliu u shpreh:
“Reforma në arsimin parashkollor që kemi shpallur, do të prekë të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe edukimin në fëmijërinë e hershme. Do të rishikohet jo vetëm paketa e akteve ligjore e nënligjore, jo vetëm zgjerimi dhe forcimi i mekanizmave të inspektimit periodik, duke përdorur edhe teknologjinë, por do të bëhet edhe vlerësimi periodik psiko-social, jo vetëm për mësuesit por edhe për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve”.
Ministrja Manastirliu e vuri theksin gjithashtu tek rëndësia e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë kibernetike, si dhe tek mbështetja për punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë në shkolla, e cila do të vijojë edhe me buxhetin 2024, për të garantuar më shumë siguri dhe mbrojtje të fëmijëve në sistemin arsimor.
Pakti i firmosur sot parashikon forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit, për të luftuar dhe mbrojtur fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe e shfrytëzimit seksual, bullizmit, manipulimit dhe nxitjes për përdorimin e substancave, si dhe gjuhës së urrejtjes në internet dhe në jetën reale. Në këtë Pakt, parashikohet raportimi i çdo incidenti dhe faqeje të rrezikshme për fëmijët pranë linjës kombëtare për internet të sigurt në Shqipëri – iSIGURT.AL/ ALO 116-111; rritja e ndërgjegjësimit përmes nismave dhe fushatave konkrete për informimin dhe edukimin për të drejtat dhe për mbrojtjen e fëmijëve ndaj çdo forme të dhunës si dhe përmirësimi i politikave, standardeve, protokolleve dhe planeve konkrete të veprimit për mbrojtjen e fëmijëve.

Related

Previous Post

“Palaço cirku”- Degradon debati mes dy banorëve të “Big Brother VIP”, Shqipja: Ti je njeri rrugaç! Turp për gruan që të ka ty

Next Post

Shqipëri-Ishujt Faroe, Veliaj fton qytetarët për të festuar të gjithë në “Sheshin Skënderbej”

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.