• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Biden nënvizon përpjekjet me Kinën e Meksikën për luftën ndaj fentanilit

11/22/2023
in Rajoni & Bota
Biden nënvizon përpjekjet me Kinën e Meksikën për luftën ndaj fentanilit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden nënvizoi të martën përpjekjet e administratës së tij për të penguar hyrjen e fentanilit dhe substancave që përdoren për prodhimin e drogës vdekjeprurëse, pas marrëveshjeve me udhëheqësit e Kinës dhe Meksikës, javën e kaluar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Megjithatë, siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ekspertët thonë se përpjekjet e mëparshme për të kontrolluar prodhimin dhe dërgesat me fentanil nga jashtë vendit deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Droga vdjekeprurëse fentanil mund të dërgohet, pa u zbuluar, përmes rrugës ajrore, pikave doganore kufitare madje edhe përmes postës.

Në vazhdim të marrëveshjeve me Kinën dhe Meksikën për luftën kundër trafikimit të fentanilit, që u arritën në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit në San Fransisko javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u zotua të martën se administrata e tij do të forcojë përpjekjet për luftën ndaj fentanilit, drogës që në vitet e fundit u ka marrë jetën më shumë se 200 mijë amerikanëve.

“Kjo sfidë i ka rrënjët jashtë kufijve, jashtë Shteteve të Bashkuara. Eshtë një sfidë që kërkon veprime në rang botëror”, tha Presidenti Joe Biden.

Fentanili prodhohet në Meksikë, nga substancat kimike që vijnë nga Kina, trafikohen përmes karteleve të drogës dhe hyn kontrabandë në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Kina është zotuar se do të luftojë dërgimin e substancave kimike, mbetet për t’u parë se si do të realizohet një gjë e tillë, pasi për dërgesat mund të përdoren rrugë të reja.

“Ne shqetësohemi se mund të gjenden mënyra të tjera. Pra nëse Kina ndalon dërgesat e substanave kimike, industria indiane e ilaçeve, e cila është shumë e madhe, me mekanizma të dobët kontrollues dhe me një sistem korruptiv, do ta zërë vendin e Kinës”, shprehet Peter Reuter nga universiteti i Merilendit.

Ekspertët vlerësojnë qasjen gjithëpërfshirëse të administratës së Presidentit Biden, por thonë se përqëndrimi i madh në kufizimin e hyrjes së fentanilit mund të jetë kundërproduktiv ndaj hapave pozitivë, që janë ndërmarrë nga admistrata amerikane për të ulur dëmet që shkakton fentanili.

“Shumë nga këto përpjekje për të kufizuar dërgesat mund t’i nxisë trafikantët që të identifikojnë substanca kimike më të forta. Kjo do të thotë, sasi më të ulëta të substancave kimike, por me të njëjtin efekt, për ta patur më të lehtë trafikiminin”, thotë Brandon Marshall nga universiteti “Brown”.

Presidenti Biden i ka bërë thirrje kongresit për forcimin e masave ligjore dhe për ta përfshirë fentanilin në listën e substancave të ndaluara për përdorim për arsye mjekësore dhe që paraqesin rrezikshmëri të lartë për abuzim. Por ekspertët thonë se një masë e tillë mund të jetë e rrezikshme.

“Një masë e tillë do të mund të çonte në stigmatizim. Përdoruesit do të burgoseshin dhe do të përjashtoheshin nga komunitetet e tyre, çka me shumë gjasë do të çonte në mbidozë”, thotë Mary Sylla, nga Koalicioni Kombëtar Kundër Rrezikut nga Fentanili.

Sipas zonjës Sylla, duhen bërë më shumë përpjekje për të ulur ndikimin negativ të përdorimit të këtyre substancave, përfshirë parandalimin e mbidozës së fentanilit, forcimin e aftësive reaguese në rast mbidoze dhe qasjen ndaj trajtimeve për varësinë ndaj kësaj droge.

Related

Previous Post

Richard Grenell kujton takimin me Hashim Thaçin, bën premtimin: Kur Trump të bëhet president i SHBA, do të punojmë për ta liruar nga qelia

Next Post

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Ballkan, palët të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.