• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

OpenAI ‘kthesë’! Pesë ditë pas shkarkimit, rikthen shef ekzekutiv Sam Altman

11/22/2023
in Rajoni & Bota
OpenAI ‘kthesë’! Pesë ditë pas shkarkimit, rikthen shef ekzekutiv Sam Altman
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter


https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi, më 17 nëntor. Pas ditësh kaosi, pas dëbimit të bashkëthemeluesit të startup-it që zhvilloi ChatGpt dhe në të cilin Microsoft investoi shumë (mbi 10 miliardë), vjen një kthesë e bujshme.

Përveç kthimit të Altman, kompania ra dakord në parim që të rikonstituonte pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë. bord i ri i përbërë fillimisht nga Bret Taylor (ish-CEO i Salesforce), Larry Summers (ish-sekretar i Thesarit i SHBA) dhe Adam . D’Angelo (ish-anëtar i bordit të drejtorëve të OpenAI). Detajet janë duke u finalizuar.

“Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”, tha kompania.

Pas vendimit të bordit për shkarkimin e Altman, qindra punonjës të OpenAI (pothuajse të gjithë 770 të pranishëm) nënshkruan një letër duke kërcënuar se do të largoheshin nga kompania nëse të gjithë anëtarët aktualë të bordit të drejtorëve nuk jepnin dorëheqjen. Mes tyre ishte edhe shqiptarja Mira Murati e cila u caktua nga bordi si shefja e përkohshëm në kompaninë e inteligjencës artificiale “Open AI” deri në gjetjen e drejtorit të përhershëm.

Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, ku përveç konfliktit të brendshëm me punonjësit, u rrit trysnia e jashtme nga investitorët.

Microsofti, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe gëzon të drejta në teknologjinë e saj, u tregua i shpejtë duke e emëruar Altmanin të hënën, si dhe një ish-bashkëthemelues dhe ish-president tjetër, Greg Brockman, i cili kishte dhënë dorëheqje nga OpenAI në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanit.

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, e bëri të qartë të hënën se ishte ende i hapur për kthimin e Altmanit në OpenAI, përderisa telashet qeverisëse dhe të bordit të kësaj kompanie do të zgjidheshin.

E bashkëthemeluar nga Altman si kompani jofitimprurëse me mision për ta ndërtuar në mënyrë të sigurt të ashtuquajturën inteligjencë e përgjithshme artificiale e cila është më e mençur se njeriu dhe për përfitim njerëzor, OpenAI u bë më vonë biznes fitimprurës, por ende udhëhiqet nga bordi i drejtorëve jofitimprurës.

Related

Previous Post

Para, makina dhe vajza’, pse adoleshentët shqiptarë rrezikojnë jetën për shtëpitë e barit?! Gazetari britanik: Bëjnë jetë luksi kur kthehen nga Anglia

Next Post

Rama në Shkup në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s: Luftrat dhe krizat po rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin tonë

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.