• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përshpejtohet rënia e Euros, kursi drejt pragut të 103 lekëve

11/22/2023
in Ekonomi
Përshpejtohet rënia e Euros, kursi drejt pragut të 103 lekëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është përshpejtuar më shumë ditën e sotme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 103.2 lekë, në rënie me 0.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në muaj, Euro ka humbur afërsisht 2.5 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase dhe aktualisht ndodhet në nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.

Rënia e Euros po tërheq pas edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye sot me 94.71 lekë. Në një muaj, monedha amerikane ka humbur më shumë se 5 lekë në kursin e këmbimit dhe ndodhet aktualisht në nivelin më të ulët që prej datës 11 gusht.

Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane ndodhen gjithashtu në nivelet më të ulëta prej më shumë se tre muajsh.

Burime nga tregu valutor shprehen se ditën e sotme ka një rritje të shitjeve të Euros nga banka të veçanta tregtare. Kjo e ka rritur më tej ofertën e Euros në treg dhe e ka tërhequr edhe më shumë në rënie kursin e monedhës europiane.

Qysh prej javës së fundit të muajit tetor, kursi Euro-Lek nisi një cikël gradual rënieje, që e ka ulur tashme në nivele të përafërta me sezonin veror, kur tradicionalisht kursi prek vlera të ulëta, për shkak të prurjeve nga turizmi.

Agjentët e tregut shprehen se oferta në tregun e valutor ka qenë konstante, ndërsa kërkesa për të e vakët. Një nga arsyet mund të ketë qenë se shumë subjekte të mëdha importuese kryen blerje të valutës gjatë verës, të joshura nga kursi shumë i ulët i këmbimit. Kjo mund ta ketë zbehur kërkesën për Euro gjatë muajve të vjeshtës.

Gjithashtu, një faktor që e ka tkurrur ndjeshëm kërkesën këtë vit është rënia e importeve të energjisë. Vitin e kaluar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) realizoi importe të mëdha energjie, sidomos në gjysmën e dytë të tij. Këtë vit vlerat e importeve kanë qenë shumë të ulëta, madje, gjatë muajit nëntor KESH ka kryer tre procedura shitjeje (eksporti) të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, oferta e Lekut në tregun valutor vazhdon të jetë mjaft e shtrënguar. Qeveria këtë vit po mban një suficit buxhetor në nivelet më të larta historike. Në fund të tetorit, vlera e suficitit ishte më shumë se 48 miliardë lekë.

Ndërkohë, depozitat bankare në monedhën vendase këtë vit janë në stanjacion, me një rritje vjetore prej vetëm 0.3% në fund të muajit shtator.

Një faktor tjetër që besohet se ka nxitur shitjen e Euros dhe rritjen e kërkesës për Lekë ka qenë vendimi i shumë subjekteve huamarrëse për të kthyer kreditë në monedhën vendase. Për shkak të rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek dhe normave më të ulëta të interesit të kredisë në monedhën vendase, huamarrësit e kanë parë të leverdishme t’i kthejnë kreditë në Lekë. Kjo i ka dhënë edhe më shumë goditje kursit të këmbimit të Euros.

Së fundmi, rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin nëntor dhe paralajmërimet për rritje të mëtejshme gjatë muajve në vazhdim mund të kenë mbështetur edhe më shumë forcimin e Lekut, duke krijuar pritshmëritë te investitorët për kthime më të larta nga investimet financiare në monedhën vendase.

Related

Previous Post

Myrto Uzuni bën rrëfimin prekës nga Spanja: Qaja në dhomë dhe banjë, mblidhja ullinj dhe pastroja garazhe

Next Post

Samiti i Diasporës, Hasani: Moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe arbëreshëve

Lajme të ngjashme

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Sigurimi i vetëpunësuarve në bujqësi – kush përfiton dhe cilat janë 4 kushtet kryesore

Sigurimi i vetëpunësuarve në bujqësi – kush përfiton dhe cilat janë 4 kushtet kryesore

by redaktor2
08/29/2025
0

Instituti i Sigurimeve Shoqërore rikujton kushtet dhe procedurat që duhet të ndjekin personat e vetëpunësuar në sektorin bujqësor dhe blegtoral...

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.