• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shërbimi Anestezi-Reanimacioni në QSUNT merr emrin e Dr. Ilir Ohrit / Ministrja Koçiu: Udhërrëfyes i humanizmit dhe përkushtimit për të gjithë

11/22/2023
in Slider, Sociale
Shërbimi Anestezi-Reanimacioni në QSUNT merr emrin e Dr. Ilir Ohrit / Ministrja Koçiu: Udhërrëfyes i humanizmit dhe përkushtimit për të gjithë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të mbajë emrin e Prof. Dr. Ilir Ohri, themeluesi dhe drejtuesi i këtij shërbimi prej 30 vitesh, si dhe një prej figurave më të shquara të mjekësisë shqiptare, i ndarë nga jeta një vit më parë.
Në ceremoninë e mbajtur sot në nder dhe kujtim të Dr. Ohrit, morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, familjarë, miq e kolegë të profesorit, i cili ka lënë gjurmë në ngritjen, funksionimin dhe perfeksionimin e të gjitha njësive të reanimacionit në Tiranë e në mbarë vendin.
“Padyshim që kujtimi i çdo njeriu që ndërron jetë, mbetet gjithmonë i dashur në rrethin e ngushtë të familjarëve dhe të miqve. Por në rastin e doktori Ilirit, kujtimi mbetet i paharruar jo vetëm për ta, por edhe për të gjithë kolegët, shoqërinë dhe mijëra qytetarë që punoi me përkushtim për 40 vjet me radhë”, – u shpreh Ministrja Koçiu.
Ajo theksoi se kujtimi i Dr. Ohrit mbetet i paharruar edhe për brezat e rinj të anestezistëve që ai formoi, e që së bashku me atë, bënë diferencën mes jetës dhe vdekjes edhe në momentet dramatike të familjes.
Ministrja shtoi se “sot falë pagëzimit të Shërbimit Anestezi-Reanimacionit me emrin “Ilir Ohri”, memoria e tij zgjerohet edhe te të gjithë ata qytetarë që nuk patën fatin ta njohin në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
Sipas saj, doktorët si Iliri janë udhërrëfyes të humanizmit dhe përkufizimit të vlerave dhe cilësive që duhet të kenë mjekët.
“Ndaj nuk do lodhem së përsërituri se një ndër zotimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është rikthimi i dinjitetit dhe prestigjit të profesionit të mjekut. Këtë ne e bëjmë çdo ditë, jo vetëm përmes përmirësimit të kushteve të punës, rritjes së pagave, por mbi të gjitha duke vendosur mjekun në qendër të çdo strategjie apo reforme në këtë sektor”, – nënvizoi ministrja.
Duke vlerësuar dhe nderuar profesor Ohrin, Znj. Koçiu vuri në dukje se “së bashku me të, vlerësojmë qoftë edhe simbolikisht, të gjithë ata breza mjekësh, 30 – 40 vitet e fundit në kohën më të vështirë të shërbimit mjekësor në Shqipëri, bënë të pamundurën, ditë dhe natë, pa kërkuar asgjë në këmbim”.
Në përfundim të fjalës së saj znj. Koçiu uroi që puna që la pas Dr. Ohri, jeta profesionale që e karakterizoi atë si dhe puna e pakursyer në shërbim të atyre që kishin më shumë nevojë, të jetë frymëzimi më i mirë për të gjithë, për të bërë më mirë, më shumë në shërbim të dinjitetit dhe në respekt dhe dashuri të njëri-tjetrit.
“Uroj së fundmi që ndershmëria, integriteti, përkushtimi dhe profesionalizmi i emrit “Ilir Ohri”, të shoqërojë gjithmonë Shërbimin e Anestezi-Reanimacionit dhe të gjithë ata që punojnë në të. Vazhdimësia në këtë rrugë është padyshim nderimi më i mirë që mund të bëjë”, – përfundoi fjalën e saj ministrja.
Dr. Ilir Ohri ka qenë pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ‘80, shkollë të cilën ai e drejtoi deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Një nga kulmet e veprimtarisë së Dr. Ohrit në fushën akademike ka qenë edhe krijimi i Shkollës së Anestezi-Reanimacionit në Republikën e Kosovës dhe përgatitja e një plejade specialistësh të fushës atje. Gjithashtu, ai ka udhëhequr mjaft doktoratura në Universitetin e Prishtinës.
Veprimtaria shkencore e Prof. Ohrit ka qenë e gjerë, cilësore dhe e larmishme. Ajo pasqyrohet jo vetëm në aplikimin klinik të të rejave bashkëkohore të fushës, por edhe në artikujt e referimet e shumtë në shtypin shkencor kombëtar e ndërkombëtar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Ballkan, palët të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit

Next Post

Myrto Uzuni bën rrëfimin prekës nga Spanja: Qaja në dhomë dhe banjë, mblidhja ullinj dhe pastroja garazhe

Lajme të ngjashme

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.