• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Samiti i III-të i Diasporës, Manastirliu: Diaspora akademike, urë lidhëse për ndërkombëtarizimin e universiteteve

11/23/2023
in Slider, Sociale
Samiti i III-të i Diasporës, Manastirliu: Diaspora akademike, urë lidhëse për ndërkombëtarizimin e universiteteve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë Samitit të III-të të Diasporës që po zhvillohet sot në Tiranë, përfaqësues dhe pjesëmarrës nga vende si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Italia, Gjermania, Spanja, Belgjika, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur për të diskutuar dhe kontribuar në fusha të ndryshme, ku fokus të veçantë është në avancimin e sistemit arsimor në Shqipëri.
Në panelin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Diaspora akademike si urë lidhëse për ndërkombëtarizimin
dhe kërkimin shkencor në universitetet shqiptare”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj, vlerësoi rolin kyç të diasporës akademike në ruajtjen dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të kombit shqiptar nëpër botë.
“Eshtë e rëndësishme të reflektojmë se sa potencial të pashfrytëzuar kemi dhe se cili është roli që diaspora mund të marrë më shumë, për çuarjen përpara të progresit të Shqipërisë”, tha Ministrja Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke folur për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të tyre të studimit, duke synuar lidhjen e tyre me tregun e punës, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Tani ka ardhur koha për ta shtyrë përpara atë objektiv që ne kemi, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Kemi shembuj të jashtëzakonshëm bashkëpunimi, kemi një bord akreditimi të përbërë nga akademik shqiptarë dhe të huaj që janë duke punuar fort, përsa i përket akreditimi institucional të universiteteve dhe gjithashtu akreditimit të programeve. Është një hap shumë i rëndësishëm për ata të rinj që duan të studiojnë këtu”, tha Manastirliu.

Ky Samit paraqet sipas Ministres Ogerta Manastirliu, një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thellë midis diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
“Objektivi ynë është ndërkombëtarizimi dhe ngritja në një nivel më të lartë të cilësisë së arsimit në vend, së bashku me kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor është guri themelit për arsimin e lartë. Fokusi i qeverisë dhe MAS është investimi akoma më i madh për kërkimin shkencor. Në këto vite kemi 5-fishuar fondet për kërkimin shkencor lidhur me investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor dhe në këtë aspekt, akademikët në diasporë, me punën që ata bëjnë, eksperiencën që ata kanë, mund të na ndihmojnë për të përshtatur ato modele që janë të suksesshme”, tha Ministrja Manastirliu.

Manastirliu foli edhe për projektin e ri për profilizimin dhe rritje e kapaciteteve të Universitetit të Korçës, ku do të përpurthet dhe orientohet oferta e universiteteve
të rajonit, përputhur me programet universitare me nevojat e tregut dhe zhvillimet rajonale.

Samiti i Tretë të Diasporës po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve, si vazhdim i një tradite të rëndësishme disa vjeçare, ku mësues e akademik të diasporës shqiptare janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar, shkëmbyer ide, dhënë sygjerime dhe kontribuar në zhvillimin e vendit tonë.

Related

Previous Post

Adele dhe Rich Paul shfaqen bashkë pas konfirmimit të martesës, ja unaza e këngëtares

Next Post

“New look” për Donald Veshajn

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.