• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual në vitin 1993

11/24/2023
in Rajoni & Bota
Kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual në vitin 1993
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një grua akuzoi të mërkurën kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams për sulm seksual dhe vepra të tjera të përfshira në një dosje të dorëzuar në gjykatë, duke pretenduar se ato ndodhën në vitin 1993 ndërsa të dy punonin për qytetin e Nju Jorkut.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një zëdhënës i zotit Adams i mohoi akuzat, duke thënë se kryebashkiaku nuk e njeh personin, që ka ngritur akuzat dhe nuk mban mend ta ketë takuar atë.

Akuza ndaj zotit Adams është pjesë e një vale padish të paraqitura këtë javë kundër figurave publike, në bazë të një Ligji për Viktimat të shtetit të Nju Jorkut, përpara skadimit të një afati të posaçëm njëvjeçar për ngritje të këtyre llojeve të akuzave për krime që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Ligji lejon që padi të tilla të ngrihen në gjykatë përtej afatit ligjor.

Dosja e gjykatës së shtetit të Nju Jorkut me akuzat kundër zotit Adams, një ish-oficer policie, nuk ofroi detaje specifike për atë që ka ndodhur, por aty thuhet se: “Natyra e këtij veprimi është sulm seksual, dhunë dhe punësim në bazë të gjinisë së paditësit, hakmarrje, ambient armiqësor pune dhe shkaktim i qëllimshëm shqetësimi emocional.”

Në padinë, e dorëzuar të mërkurën vonë, e cilë është parë nga agjencia e lajmeve Reuters, kërkohet dëshpërblim prej të paktën 5 milionë dollarësh dhe përmendet qyteti i Nju Jorkut, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, Shoqata e Gardianëve të Departamentit të Policisë, një organizatë vëllazërore që përfaqëson oficerët me ngjyrë dhe tre persona të panjohur.

Departamenti i policisë dhe Shoqata e Gardianëve nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment të enjten.

“Kryebashkiaku nuk e di se kush është ky person. Nëse ata janë takuar ndonjëherë, ai nuk e mban mend atë. Por ai kurrë nuk do të bënte gjëra për të dëmtuar fizikisht një person tjetër dhe mohon me forcë çdo pretendim të tillë”, tha një zëdhënës i Bashkisë në një email.

Akuzat ndaj kryebashkiakut Adams pasojnë disa probleme të tjera ligjore me të cilat po ndeshet ai.

Më 6 nëntor, FBI-ja sekuestroi dy telefonat dhe iPAD-in e zotit Adams në kuadër të një hetimi, që sipas lajmit të bërë publik nga gazeta New York Times kishte të bënte me financim të paligjshëm nga qeveria turke të fushatës së zotit Adams në zgjedhjet e vitit 2021. Lidhur me këtë, avokati i zotit Adams ka thënë se kryebashkiaku po bashkëpunonte në kuadër të një hetimi, pa bërë të ditur se për çfarë bëhej fjalë.

Related

Previous Post

Ankimimi i Berishës për masat e sigurisë, shtyhet me disa orë seanca në Apelin e GJKKO

Next Post

Ky qytet evropian është shpallur “kryeqyteti i festave”!

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.