• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: “Vit i jashtëzakonshëm për Tiranën; Duket qartë kush punon për ta çuar Shqipërinë më lart, dhe kush ëndërron ta kthejë Shqipërinë pas”

11/24/2023
in Politikë, Slider
Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: “Vit i jashtëzakonshëm për Tiranën; Duket qartë kush punon për ta çuar Shqipërinë më lart, dhe kush ëndërron ta kthejë Shqipërinë pas”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, tha se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar. E teksa jemi në prag të 111 vjetorit të Pavarësisë, Veliaj nënvizoi se edhe dyshuesi më i madh, nuk ka si e fsheh punën e bërë nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Edhe ciniku më i madh, edhe dyshuesi më i madh, kur sheh alternativën e hipjes nëpër kangjella, të futjes nëpër dritare, bllokimin e trotuarit, të rrugës, të këndit të lodrave, bllokimin e Teatrit, – bllokim, bllokim, bllokim – kacafytje nëpër pemë, kacavjerrje nëpër hekura, dhe kur shikon se ne garën e kemi me veten për t’u vetëpërmirësuar, për t’u vetëkorrigjuar për ta ngritur pak më lart stekën se ç’e kemi pasur, është dallim si dita me natën. Ju falenderoj të gjithëve për kontributin! Ishte një rezultat i mirë ai që kapëm këtë vit, 4 me 1. Nuk ishte një rezultat perfekt, sepse rezultat perfekt do ishte ai 5 me 0, për të cilin punuam. Megjithatë them se, jo vetëm në Kavajë, ku ne për pak vota nuk patëm atë që dëshironim apo atë që prisnim, por edhe në qytete të tjera, në fshatrat e tjera apo në gjithë OS-të tonë, në qendrat e votimit, kemi mundësi për të bërë pak më shumë, pak më mirë dhe pak më shpejt”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku shtoi se Tirana këto vite ka qenë epiqendra e aktiviteteve të mëdha, që do pasojnë gjithashtu me aktivitete po aq të mëdha në vitet që vijnë.

“Këtë vit Tirana ka qenë epiqendra e shumë aktiviteteve, kemi qenë Qyteti Europian i Sportit, vjet ishim i Rinisë, kryeministri dje dhe pardje organizoi një takim fantastik për diasporën për t’i kushtuar vëmendje, për të shprehur interes, politika dhe vendimmarrje, për sa i përket gjysmës sonë të kombit që është jashtë. Ndaj, e vlerësoj faktin që motori, ajo që ka gjeneruar gjithë këtë energji pozitive mbetet familja jonë politike, Partia Socialiste e Shqipërisë. Vitin tjetër do të vijojmë me një seri aktivitetesh, Tirana do jetë kryeqendra e Ballkanit, ne marrim Presidencën e B40, ndërkohë që kryeministri ka prodhuar sukses në shumë iniciativa, duke e bërë Tiranën gjithashtu qendrën akademike të Europës, me Kolegjin e Europës dhe duke prodhuar aq shumë aktivitet, siç ishte Procesi i Berlinit, siç ishte Samiti i BE-së me Ballkanin”, vijoi Veliaj.

Një tjetër sukses i bashkëqeverisjes së mirë, theksoi Veliaj, ka qenë rritja e ndjeshme e numrit të turistëve dhe fokusi te e ardhmja, te teknologjia.

“Sot ne kemi thyer një rekord të numrit të turistëve, të numrit të hoteleve ku ti nuk gjen vende dhe të një ekonomie lokale, e cila në 2015 filloi me 25 % të ekonomisë tonë fasoneri-tekstile, 25% fasoneri këpucësh, dhe sot jemi në një situatë ku falë këtij vizioni të kryeministrit, të qeverisë socialiste dhe të familjes sonë, Tirana prodhon 25% teknologji informacioni dhe 25% gjenerohet nga turizmi. Një transformim total. Dua të falenderoj kolegët në Bashki për mënyrën se si po mbyllim plagët e fundit të lëna nga tërmeti dhe kur shikoj se si po marrin çmime shkollat dhe kopshtet në Kamzë, Rrogozhinë, Vorë, jam vërtet krenar për punën që kanë bërë kolegët”, përfundoi Veliaj.

Në fund të fjalës së tij, ai tha se qëllimi i këtij takimi nuk është se dyshohet se kush është forca më e madhe dhe më fituese, por ambicia për të shkuar pak më tej, pak më larg dhe pak më shpejt.

Related

Previous Post

SPAK nisi hetim pasuror për këngëtaren, zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKR

Next Post

Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Tiranë, ndërron jetë 57 vjeçari

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.