• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Edi Rama duhet të lërë mandatin”- Denoncimi i PD: Thjeshtra e kryeministrit fiton tendera dhe para publike pa figuruar pronare

11/25/2023
in Politikë, Slider
“Edi Rama duhet të lërë mandatin”- Denoncimi i PD: Thjeshtra e kryeministrit fiton tendera dhe para publike pa figuruar pronare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja anti-korrupsion e Partisë Demokratike të Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka denoncuar në një deklaratë për mediat tenderat e fituara nga Rea Xhillari, thjeshtar e kryeministrit Edi Rama.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vangjeli shprehet se “thjeshtra e Kryeministrit, merr pjesë dhe zbaton tendera publikë, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë”, por sipas saj, “e lidhur me subjekte dhe si bashkëpunëtore, përfituese vlerash monetare prej tyre”.

Ndër të tjera ajo tha se Edi Rama është në konflikt të hapur interesi dhe ligji e ka të qartë qëndrimin për raste të tilla.

“Edi Rama duhet të kishte lënë mandatin, Edi Rama duhet të lërë mandatin”, thekson Genta Vangjeli.

Deklarata e Genta Vangjelit

Edi Rama u përbetua dje, në monologun e gjatë me gazetarët, se familjarët e tij nuk përfitojnë nga kontratat publike.

Kjo është krejtësisht e pavërtetë, siç do ta dëshmojnë dokumentet e nxjerra nga databazat publike, që po ia vëmë në dispozicion medias.

Në fillim duam të sqarojmë se ka dy mënyra se si Rea Xhillari, thjeshtra e Kryeministrit, merr pjesë dhe zbaton  tendera publikë, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte dhe si bashkëpunëtore, përfituese vlerash monetare prej tyre.

Së pari, nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E, një shoqëri Belge me degë edhe në Shqipëri, sikurse mund ta shihni në ekstraktin bashkëlidhur, marrë nga QKB, ku pjesë e stafit bashkëpunëtor rezulton të ketë qenë edhe Rea Xhillari. Kjo shoqëri belge, e kontaktuar që në 2004 nga Edi Rama, kur ishte kryetar i Bashkisë, ka projektuar disa kulla në Tiranë dhe lejet i ka dhënë Rama.

Së dyti, nëpërmjet kompanisë “I RI shpk” me pronarë fillestarë G.A. me 50% të kuotave, dhe kompaninë belge 51N4E me 50% të kuotave.Pra, në të dyja rastet, zonja Xhillari lidhet me tenderat me anë të 51N4E, herë si pjesë e shoqërisë “I Ri shpk” dhe herë vetëm nëpërmjet 51N4E, pa qenë pjesë e “I Ri shpk”.

Duam të theksojmë për publikun edhe një element të rëndësishëm, që tregon shumë për implikimin e familjarëve të kryeminsitrit në skema të përfitimit të parave nga fondet publike.

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme që janë bërë nga kryetari i PD, Sali Berisha, dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, më datën 28 Prill 2023 (rregjistruar në QKB në 24 Maj 2023), kanë ndodhur ndryshime me pronësinë e “I RI SHPK”. Kështu, është larguar kompania e lidhur me Rea Xhillarin, dhe pronar me 100% të kuotave është bërë ortaku tjetër i shoqërisë, G.A.

Sqarojmë se Rea Xhillari dhe G.A rezultojnë të dy si persona të përfshirë në shoqërinë belge 51N4E.

Me anë të “I RI shpk” janë përfituar 33 pagesa publike për kontrata publike në vlerën totale 1.9 MILIARD lek te vjetra.

Dhe me kompaninë tjetër 51N4E, regjistruar në QKB si kompani-degë e asaj të huaj, janë përfituar për periudhën 2014 – 2023 kontrata publike nga Bashkia Tiranë, FSHZH, dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, 1 miliard lek.

Pra, në total 2.9 miliard lekë fonde publike janë përfituar nga dy kompanitë e lidhura me pjesë Rea Xhillari (I RI shpk dhe 514NE).

Vini re se “shpërthimi” i zonjës Xhillari dhe fondeve publike që shkojnë në shuma të mëdha drejt kompanive të lidhura me të ndodh, krejt si “rastësisht” pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

Tenderat për thjeshtrën vazhdojnë edhe pse herë pas here ka ndonjë tërheqje ‘taktike’ si ajo që shënuam më lart. Në buletinin e APP, datë 30 tetor 2023, pra para tri javësh, është publikuar njoftimi i fituesit për procedurën e prokurimit, jo të hapur por ME NEGOCIM PA SHPALLJE, ndërmjet FSHZH dhe 51N4E për objektin: “Masterplani i kompleksit sportiv të stadiumit “Niko Dovana” dhe zhvillimi i zonës multifunksionale përreth”, me vlerë të ofruar 360. 8 milion lekë. Bashkia Tiranës, si institucioni kryesor që i jep tendera Reas, përveç sa më sipër, në Korrik 2020 ka nisur fazën e dytë të konkursit ndërkombëtar për projektin e ndërtimit të godinës së re të Bashkisë Tiranë (që do ndërtohet te Bulevardi i Ri.

Në vend të parë nga 10 studiot projektuese të cilat u përzgjodhën është Projekti i studios belge të Xaveer De Geyter XDGA dhe ajo shqiptare “I RI dhe ky i fundit subjekt i lidhur me familjaren e KM sikurse shpjeguam me lart.

Projekte të tjera për të cilat janë kontraktuar 2 subjektet e lidhura me Xhillarin  janë:

Sheshi Skenderbej 2017

Kulla TID 2016

Muzeu Kombëtar

Sheshi Flamurit

Lungomare

Eko Park Durrës

Ato janë gjithashtu fituese të konkurseve për ndërtimin e kullave private ku kryetari de facto i jurive është thjeshtri i vendit Edi Rama.

Me të vërtetë kjo studio projektuese e nderuar është e pakonkurueshme nga asnje simotër e saj, apo ndoshta influeca e KM dhe bashkëpunimi me Xhillarin e bëjnë atë kaq të suksesshme dhe i japin kaq akses në Shqipëri.

Do apo nuk do zoti Rama, këto janë faktet. Familjarët e tij janë duar e këmbë të favorizuar në fonde publike dhe cdo mohim është refuzim i fakteve kokëforta.

Edi Rama është në konfikt të hapur interesi dhe ligji e ka të qartë qëndrimin për raste të tilla.

Edi Rama duhet të kishte lënë mandatin, Edi Rama duhet të lërë mandatin

Related

Previous Post

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave: Së shpejti, Kuvendi shqyrton paketën ligjore propozuar nga unë për plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave

Next Post

Zbulohet gazetarja me të cilën Messi ka tradhtuar bashkëshorten e tij!

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.