• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Puljezët zgjedhin Shqipërinë! 60% e pasagjereve që udhëtojnë nga porti i Barit në Itali vijnë drejt vendit tonë

11/25/2023
in Te tjera
Puljezët zgjedhin Shqipërinë! 60% e pasagjereve që udhëtojnë nga porti i Barit në Itali vijnë drejt vendit tonë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

60% e pasagjereve që udhëtojnë nga porti i Barit ne Itali vijnë drejt Shqipërisë. 80% e tyre zbarkohen në portin e Durrësit dhe pjesa tjetër në Vlorë dhe Sarandë. Kjo ka bërë që prej vitit 2010 të regjistrohen mbi 1 milion pasagjerë dhe ky trend po vjen gjithmonë në rritje. Vetëm në itinerarin Bari-Durrës nga 56.344 pasagjerë që u regjistruan ne vitin 2017, vitin e kaluar u numëruan 79.905 pasagjerë. Ndërkohë që udhëtimet nga portet e Adriatikut të poshtëm italian drejt porteve të Malit te Zi kanë shënuar ulje. Ato vitin e kaluar zunë 3 deri në 4% të volumit të udhëtimeve detare. Por rritje me 80-90% në vit ka shënjuar edhe trafiku ajror i pasagjereve, rritje qe ka kompensuar humbjet me Malin e Zi.
“Projekti lind nga një kontekst historik që na e mëson Perandoria Romake, kohe në të cilën zhvillimi lulëzoi në çdo cep të kësaj perandorie, pikërisht fale ndërtimit të rrugëve edhe në provincat më të largëta. Komunikim do të thotë shkëmbim, do të thotë pasuri e zhvillim. Jemi duke punuar për këtë. Projekti konkretisht ka krijuar harmonizim e lehtësim të procedurave portuale në të gjithë portet e Puljas, te cilat shkëmbejnë informacion me portet e Durrësit në Shqipëri, portin e qytetit te Barit në Malin e Zi dhe po synojmë të përfshijmë dhe Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi pajisur këto porte me mjete për regjistrimin e shpejte te pasagjereve”, tha Massimo Lupis D’Urso, Koordinator i Task Forcës Ndërkombëtare, ASSET.
Këto të dhëna janë theksuar ne konferencën e zhvilluar ne Bari mbi te ardhmen e marrëdhënieve mes porteve në Adriatikun e poshtëm, pjesë e projektit të Bashkimit Europian, Interreg, që përfshin tre vende si Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe synon krijimin e një euro krahine, duke futur edhe Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë etj si një urë thithjeje e investimeve dhe zhvillim të rajonit.
“Sot jemi duke i paraprirë se ardhmes, pasi me hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian këto flukse do shtohen më shumë. Pulja gjithmonë ka qene e vëmendshme ndaj Shqipërisë, ka qene një tokë mikpritëse, por sidomos vitet e fundit shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë shtuar në mënyre të jashtëzakonshme, mjafton të kujtojmë numrin e turisteve vitin e fundit dhe ndërmarrjet italiane te transferuara në Shqipëri. Ne si Krahinë e Puljas jemi përqendruar fort te infrastruktura. Shqipëria po investon fort në infrastruktura të mëdha; porte, aeroporteve. Ne po përpiqemi ti përmirësojmë me shërbime më cilësore strukturat qe tashme i kemi”, u shpreh Giuseppe Garofalo, Pwrfaqwsues nga Regione Puglja.

Related

Previous Post

“Rreth 1 miliardë e 600 milion lekë dëm”- Hajdarmataj për rrugën që kalon në mes të pyllit në Tropojë: U bë me firmën e kryebashkiakut

Next Post

Fondacioni Botëror i Qëndrueshmërisë zgjeron habitatin natyror të lemurëve në pyllin Maromizaha të Madagaskarit

Lajme të ngjashme

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.