• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tiranës i shtohen edhe 2500 pemë, Veliaj: “Na duhen më shumë investime të tilla, që i ngelen qytetit; merrni lopatat, erdhi koha e mbjelljeve”

11/25/2023
in Slider, Sociale
Tiranës i shtohen edhe 2500 pemë, Veliaj: “Na duhen më shumë investime të tilla, që i ngelen qytetit; merrni lopatat, erdhi koha e mbjelljeve”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Mbjelljes së Pemëve, Tiranës iu shtuan edhe 2500 fidanë të llojit akacie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku mori pjesë në aksionin për mbjelljen e pemëve në Baldushk, ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës së bashkisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kemi mbërritur në një situatë kur, edhe ai cinizmi e skepticizmi i dikurshëm, ose gallata që bëhej me fushatat e mbjelljeve, ka kaluar. Së pari, sepse votuesit na kanë dhënë një mesazh shumë të qartë, ata duan më shumë – 800 mijë, 900 mijë, 1 milion, çdo pemë është më mirë se sa të jemi tallës i së mirës publike. Pra, secili mund të marrë një lopatë dhe të ndihmojë. Është fakt se sot kemi kaq shumë të rinj, që e konsiderojnë në modë përfshirjen në aktivitete të tilla. Janë të rinj që studiojnë në Universitetin Bujqësor, por edhe fëmijë që thonë do të mbjell një pemë për ditëlindje, për gjyshin, për çfarëdo lloj sebepi, ose thjesht për të shtuar oksigjenin. Këtu jemi në një nga kurorat e Tiranës. Më vjen mirë që tregu i madh agro-ushqimor i Farkës është kthyer në një pikë stacioni ku tregtojnë fermerët lokalë, por duhet të dimë se kjo ekonomi rurale ushqen edhe mushkëritë e Tiranës me oksigjen. Ne mund të mbjellim pemë sa të duam në Tiranë, mund të shqyejmë çdo trotuar e çdo rrugë sepse ato akse rrugore trashëguam nga koha e komunizmit, e madje që nga koha e fashizmit, por Tirana kaq akse ka, ndaj ne do bëjmë maksimumin që të mbjellim në çdo xhep apo ballkon e tarracë. Ama, filtrimi i ajrit, oksigjenimi i Tiranës ndodh realisht nga kjo lloj ekonomie. E kemi bërë duke mbjellë pemë nga Fagu në Kllojkë, në Dajt, në Gurrë, pra le të themi në gjithë pjesën malore të Tiranës. Ndërsa, pjesa e Tiranës kodrinore, që zë fill nga Petrela, e gjithë zona e Mulletit dhe Farkës, e vazhdon pastaj në Baldushk, Arbanë, Vaqarr e deri në Ndroq, është pjesa ku kemi më shumë hapësirë për të mbjellë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, ai e deklaroi të hapur stinën e mbjelljeve të pemëve në Tiranë, duke sjellë në vëmendje se ripyllëzimi është një mision për të shmangur emergjencat natyrore. “Pemët nuk na i ka prerë hasmi, i kemi prerë vetë. Prandaj, duhet t’i mjellim po vetë. Do të thotë se njeriu siç di të bëjë shumë shumë keq, di të bëjë edhe shumë shumë mirë. Më vjen mirë që sot jam me një grup njerëzish që dinë të bëjnë mirë. Është muzikë për veshët e mi kur dëgjoj se PNUD-i ka kontribuuar me këtë donacion, nëpërmjet Institutit të Kërkimeve Urbane. Ne mund të mbjellim në çdo stinë, ndaj edhe e kemi zgjeruar fushatën. Sigurisht, moti i lagësht e bën pak më të kollajtë, ndaj nga nëntori deri në muajt mars-prill kemi kohën optimale për të mbjellë”, tha Veliaj.

Ai kishte një thirrje edhe për donatorët. “Bëni këtë që po bën ky donator. Ne na duhen pemë, nuk na duhen më shumë leksione, seminare, konferenca dhe kongrese. Thirrja im është për ata që kanë mundësi t’i japin diçka mbrapsht qytetit. Duke mbjellë një pemë, secili hedh rrënjë jo vetëm metaforikisht në qytet, por edhe fizikisht, ndaj mezi pres të shoh më shumë donatorë të mëdhenj që kontribuojnë me pemë dhe jo me konferenca e seminare nëpër hotelet e Tiranës. Hotelet i kemi plot me turistë, s’kemi pse konkurrojmë me ta. Ne duam të konkurrojmë në terren me investime që do t’i ngelen qytetit përtej mandatit të një profesori, të një politikani, të shoqërisë civile, apo edhe të një ambasadori. Përvishini mëngët, vishni çizmet e llastikut, jemi gati për stinën e mbjelljeve, e fillojmë me 2500 këtu në Baldushk, por unë besoj që këto numrat janë gjithmonë të pamjaftueshëm. Tirana s’ka nevojë për 1 milionë, Tirana ka nevojë për 10 milionë pemë. Kur secili bën të vetën, atëherë mund të thotë: Unë e bëra timen”, u shpreh Veliaj.

Related

Previous Post

Si dy ‘pika uji’!Luana e gjeti binjaken dhe është mbesa e saj Marget

Next Post

Çelet në Institucionin e Presidencës ekspozita e piktorit Helidon Haliti “Shqipëria Ime”. Begaj: Artistët, ambasadorët më të mirë!

Lajme të ngjashme

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

by redaktor2
08/20/2025
0

Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

by redaktor2
08/20/2025
0

Përgjegjësi dhe administratorja e një dyqani pajisjesh kompjuterike në Korçë janë marrë nën akuzë nga policia vendore, menjëherë pas denoncimit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë
  • Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?
  • Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim
  • Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në sel…
  • Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet t…
  • Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.