• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Federata e opozitës përballë cinizmit të Realizmit

11/26/2023
in Opinion, Slider
Federata e opozitës përballë cinizmit të Realizmit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ben Andoni

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4
Nuk ka bërë përshtypje ose nuk ka mundur të krijojë dot ndonjë impakt propozimi i përbashkët i partive të vogla opozitarë me qëllim bashkimin. Kreu i PR-së, që në një farë mënyre ka shërbyer dhe si boshti i kësaj iniciative, Fatmir Mediu, nën praninë e aleatëve të tjerë opozitarë, ka shpallur propozimin për krijimin e federatës së opozitës, nën moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri evropiane”. Qëllimi duket bash ambicioz,  pasi Federata pritet që të ketë një emër, një program politik dhe një logo. A është reale kjo iniciativë? Në thelb jo, por e nevojshme jashtëzakonisht shumë pikërisht për shkak të Realizmit të gjendjes së përçarë, ku ndodhet PD, partia kryesore. Realizmi është një metodë, që ka bërë shumë emër në zhanre të ndryshme të artit. Dikur quhej Realizëm i plotë, pasi gjëja më e rëndësishme ishte që ky realitet të mos përjashtonte asgjë nga përditmëria “për hir të konvencioneve estetike ose të moralit borgjez”, do shkruajë në esetë e tij Elias Kaneti. Ky realitet që më shumë i referohej situatave të dekadave të shkuara, tashmë merr sens për ata që i referohen realitetit tonë, që në dukje po konsiderohet e dorës së dytë! Nëse për publikun është gati tragjike ngërçi i opozitës, pjesa e PD-së, dukshëm e ndarë në dy kahe e refuzon dukjen e këtij realiteti dhe këtë qenësi të dorës së dytë. Të tillë e konsiderojnë sot nevojën e publikut për të parë një zë të unifikuar. Ja pse ndoshta mund të vlerësohet si ide pjesa e organizimit të Federatës së partive të vogla, por që të marrë jetë duhet që ata të parët të përballin realitetin. Për fat të keq, ata janë po aq të përçarë dhe të paqartë për rolin e Berishës, por edhe aspekteve kryesore, sesi mund të sillen palët e tjera politike që të jenë pjesë e Federatës. Është e vërtetë, ajo që shprehet Mediu, sipas të cilës opozita, vetëm e bashkuar mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri. Madje, “kjo federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për çështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin”. Anipse, të lodh dhe të trishton kaq shumë sensi për realitetin dhe mënyra sesi perceptohet opozita nga vetë opozita saqë kupton se jemi në një qerthull të lodhshëm. “Duhet të dallojmë tri aspekte thelbësore të këtij ndryshimi, Së pari, ekzistenca e një realiteti që shtohet; së dyti, një realitet më i saktë; dhe, së treti, realiteti i të ardhmes”, shton nobelisti Kaneti. Për fat të keq, PD-ja (e dy apo tre krahëve nuk po shikon një realitet që po ndryshon kundër saj), nuk e percepton dot realitetin e tanishëm me ndarjen e frikshme dhe me humbjen e kohës dhe kështu e ka të vështirë që të perceptojë edhe të ardhmen. Ndaj, kjo e bën këtë iniciativë, që të ketë qëllim të mirë, por që teknikisht të mos ngjallë dot besim, para “apatisë” së njerëzve që nuk e duan ndryshimin për ndryshim. Dhe, ky është rasti kur përballet qëndrimi me PD-në (e supozojmë të bashkuar). Në një formë më realiste, njerëzve të politikës (në rastin tonë lexo: PD-së) duhet t’i kërkohet që të paktën të përmirësohen, pasi kështu do të thotë të ndryshojnë; kurse të jesh perfekt (e pamundur për ta) do të thotë të ndryshosh shpesh, shprehej në këtë logjikë me cinizëm Çurçill, duke dhënë një mesazh nga koha sesi PD-ja duhet të shikojë cinizmin e Realizmit, që tashmë po e përball dhe lëvizja e idesë për një Federatë të partive të vogla të opozitës.

Related

Previous Post

Jeta s*ksuale në krizë? Ja sa shpesh duhet të kryejnë marrëdhënie të martuarit. Si ndikon mosha në eksitim dhe zgjatjen e aktit deri në orgazmë

Next Post

Fifi uron për ditëlindje djalin e Adrolës dhe Adisit

Lajme të ngjashme

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

by redaktor2
09/08/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.