• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

111 pemë nga 111 nxënës në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Veliaj: “Sot patriot është ai që kontribuon për qytetin; Përtej ndasive politike, duhet të jemi të gjithë bashkë”

11/27/2023
in Slider, Sociale
111 pemë nga 111 nxënës në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Veliaj: “Sot patriot është ai që kontribuon për qytetin; Përtej ndasive politike, duhet të jemi të gjithë bashkë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në prag të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 111 nxënës mbollën në mënyrë simbolike 111 pemë në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve, tha se sot patriot është ai që nuk e bën pis Tiranën dhe Shqipërinë, ai që nuk ndërton pa leje, ai që nuk ndot, por kontribuon për gjelbërimin, që e thotë një fjalë të mirë duke inkurajuar të tjerët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sot po jetojmë ditët tona më të mira, si Tiranë, si në Shqipëri. Madje, edhe si shqiptarë në rajon. Jam shumë mirënjohës kur shoh fëmijë të vegjël dhe nxënës, që javën e tyre të pushimit e kalojnë duke mbjellë 111 pemë në një nga kodrat më të bukura, siç janë Varrezat e Dëshmorëve. Shpresoj shumë që kjo javë festimesh të jetë edhe një javë reflektimi për të kuptuar se sot nuk kemi armiq që na pushtojnë, por pengesat më të mëdha, stërkëmbshat më të mëdhenj, i bëjmë po vetë, shqiptarë mes shqiptarësh, kur nuk gjejmë gjuhën, kur pengojmë njëri-tjetrin, kur mundohemi që partitë të dalin mbi vendin. Të mbjellësh pemë sot është më e rëndësishme! U bënë kaq vite demokraci, ende nuk vijmë dot bashkë, përtej partive politike dhe përtej ndasive partiake në Varrezat e Dëshmorëve apo në Çlirimin Tiranës. Është koha që të tejkalojmë ata persona që na mbajnë të ndarë dhe refuzojnë të pranojnë datat tona historike, që refuzojnë ta lënë vendin të ecë përpara me gjithë shpejtësinë dhe energjinë e mundshme. Do të duhet t’i lëmë pas ata, që vendi të ecë përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se duhet ta marrim seriozisht shprehjen: “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe secili duhet të kontribuojë për vendin e tij. “Disa e kanë kontributin në nivel kombërtar apo qyteti, por disa mund ta kenë kontributin te familja, lagjja, klasa, shkolla e tyre apo vendi i punës. Nëse secili sillet si një shqiptar dhe qytetar i mirë, i kemi bërë kombit një nder të jashtëzakonshëm dhe një respekt shumë të madh”, tha ai.

Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Anisa Ruseti falenderoi të vegjlit e qytetit për kontributin dhe nënvizoi se këto pemë janë një bukuri e shtuar për Tiranën. “Në kuadër të festave të nëntorit, të cilat janë festat më të rëndësishme të kombit shqiptar, kemi zgjedhur t’i shtojmë kurorës së gjelbër të Tiranës 111 pemë selvi. Zgjodhëm pikërisht parkun memorial të Varrezave të Dëshmorëve, si një dëshmi jo vetëm për të reflektuar për ata, të cilët kanë dhënë jetën që ne sot të kemi këtë Tiranë dhe këtë Shqipëri në të cilën jetojmë të gjithë, por edhe duke shtuar dhe duke u dhënë pak ndjesinë të rinjve që ky është një lloj kontributi që ne duhet ta bëjmë për brezat e ardhshëm”, tha Ruseti.

Related

Previous Post

Pas Elvanës edhe shumë vajza të “showbiz-it” në përgjimet e “SKY”

Next Post

Tirana në festë. Veliaj fton qytetarët në bulevard për Paradën: I tregojmë botës kulturën tonë, sot po jetojmë ditët më të mira

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.