• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ai ishte organizatori dhe jo naivi që ia fusin vartësit”, Andi Bushati: Çfarë na tregon dosja e Ilir Beqajt?

11/27/2023
in Opinion
“Ai ishte organizatori dhe jo naivi që ia fusin vartësit”, Andi Bushati: Çfarë na tregon dosja e Ilir Beqajt?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Andi Bushati

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posatshme lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar dosja e ish ministrit Ilir Beqaj, ka ngritur edhe njëherë pikpyetje për profesionalizmin dhe pavarësinë e drejtësisë sonë të re. Ata që janë kritikë shohin këtu një proces me regji nga lart. Ata akuzojnë SPAK-un se ndoqi për ish ministrin, udhëzimin e Ramës, se kumbllat dhe dardhat i hanë, ata poshtë, pas shpinës së shefit. Këtë bindje e mbështesin në faktin se në aktpadinë e tyre prokurorët e përshkruajnë ish ministrin si një personazh naiv, faji i vetëm i të cilit, ishte se nuk parandaloi dot konfliktin e interesit mes koncesionarit të sterlilizimit dhe vartësve të tij dhe se nuk parashikoi dot rritjet e kostove në favor të të parit. Për të përforcuar këtë hipotezë, akuzatorët, i referohen aktgjykimit për masën e heqjes së lirisë, që dha gjykatësi Erion Bani. Në vendimin e tij, Bani i Gjykatës së Posatçme, arsyetoi se Beqaj meritonte arrest me burg. Ai e mbështeti këtë në faktin se ish ministri ka patur një rol prej organizatori, dhe jo naivi që ia fusin vartësat, në koncesionin e sterilizimit, duke shkelur ligjin me negocimin e kontratës me kompaninë private, për të lënë të hapur rritjen e çmimit ndër vite dhe për ta ndihmuar atë me burime të tjera parash publike të pa përcaktuara më parë.

Pra, sipas skeptikëve, mjafton ky arsyetim për të dëshmuar se SPAK-u është i kapur dhe i shërbën interesave të partisë në pushtet.

Por, pikërisht këtë konflikt, mes prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, ata që mbrojnë reformën në drejtësi, e shohin si provë që vërteton të kundërtën. Sipas tyre, vetë fakti që mes dy instititucioneve ka mosmarrëveshje dhe këndvështrime të ndryshme, rrëzon tezën e një procesi të dirigjuar me dorë të hekurt nga lart. Kështu pavarësia në interpretimin e fakteve serviret si një shenjë lirie.

Në fakt, e vërteta është disi më e ndryshme nga këto pozicione të skajshme, por për të shkuar drejt saj duhen njohur fakte dhe detaje më të imta. Askush, madje edhe më fanatikët, nuk mund ta akuzojnë gjyqtarin Erion Bani se është i kapur nga qeveria. Edhe në një gjykim të mëparshëm kur kërkoi përfshirjen e ish ministrit mes të pandehurve (të “harruar” nga SPAK), edhe tani kur tha se masa më e përshtatshme për Beqajn ishte arresti me burg, të gjithë janë të bindur se ai nuk veproi si ushtar i rilindjes. Por ama, nga ana tjetër, një nga dy prokurorët çështjes, Edvin Kondili ishte ai për të cilin ambasada e SHBA u investua me mish e me shpirt që të mos i zinte vendin Altin Dumanit. Ish ambasadorja Yuri KIm, që me një arogancë dhe furi të papërmbajtshme shkoi deri në sallën e votimit për të penguar zgjedhjen e tij, foli në atë kohë për segmente të politikës që sponsorizonin njerëzit e tyre në krye të drejtësisë.

Pra, që nga ky moment një gjë u bë e qartë. Që SPAK nuk ishte i përbërë vetëm nga “heronjtë e fëmijve tanë”, por se aty kishin depërtuar edhe militantë të pushtetit, siç ishte treguar në fakt me skandalin e patronazhistëve, me mbylljen e dosjes së vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër, me çështjen Beleri etj.

Pra edhe rasti Beqaj ashtu si shumë dosje të ngjashme na dëshmojnë se reforma vërtet mund të ketë ruajtur njerëz të ndërshëm dhe të pavarur në sistem, por ajo, njëkohësisht, ka kalcifikuar aty, ishuj të paprekshëm në shërbimin ndaj pushtetit.

Sot nuk është më sekret se prokurorët e prokurorisë së posatshme ndahen në dy grupe të mëdha, në ata që dirigjohen nga Rama dhe të tjerët, që nuk marin urdhra, por nuk kanë këllqe ti kundërvihen direktivave të tij.

A quhet kjo një drejtësi e varur?

Për ta kuptuar le të marim një shembull nga një periudhë jo e largët. Ne që e kritikuam atë drejtësinë e vjetër, dirigjuar nga Berisha, kur ky kryesonte qeverinë, përmendim shpesh një rast për kapjen e saj. Në atë kohë, dihej botërisht se kryeprokurorja Ina Rama u shndërrua në një armike të shpallur të kryeministrit që e zgjodhi. Por sado kundër të ishte “lavirja e bulevardit”, prokuroria e saj nuk guxoi kurrë, jo më ta merrte të pandehur Berishën, por të paktën ta thërriste për ta pyetur atë për 21 janarin, apo familjarët e tij për Gërdecin. Këtë vijë të kuqe “armikja” Ina, se kaloi kurrë. Eshtë njësoj si po ndodh sot me drejtësinë e re. Kur burgjet janë mbushur me të dyshuar për aferën mbi 400 milionëshe të inceneratorëve, askush nuk guxon së paku ta marrë në pyetje, arkitetktin e saj, Edi Ramën. Të gjithë kanë adaptuar porosinë e tij se dëmet i kanë bërë ata që kanë punuar pas shpinës së udhëheqësit.

E pra konkluzioni, është se jo vetëm pjesa tashmë e kapur nuk bën dot drejtësi për krimet e pushtetit, por as ata prokurorë që mbahen si të pavarur, nuk kanë këllqe të bëjnë drejtësi mbi një tavan të përcaktuar. Rasti i gjyqtarit Bani është domethënës. Atij sistemi ia pengonte mundësinë për ta sendërzuar bindjen e vet të brendëshme. Pikërisht për këtë, kazusi Beqaj, është një simbol sinjifikativ për të përshkruar besimin qv mund të kemi tek reforma në drejtësi. Nëse i gjithë sistemi nuk punon me një motivim të vetëm: paanshmërinë, pavarësinë, duke flakur axhendat dhe ndikimet e pushtetit, një drejtësi e vërtetë është e pamundur. Realizimi i saj bëhet edhe më i vështirë, në një mjedis politik, social dhe mediatik, ku liritë po zbehen dhe ku po rritet me shpejtësi pushteti i një njeriu të vetëm. Drejtësi të pavarur në kushtet e mungesës së demokracisë nuk mund të ketë. Këtë tregon edhe dosja e koncesionit të sterilizimit, ndonëse didhur me të duket sikur ka konflikt mes prokurorëve dhe gjykatës.

Related

Previous Post

“2% e buxhetit do të shkojë për Mbrojtjen”, Rama nga Vlora: Pas disa ditësh do të nisim shpërndarjen e bonusit për pensionistët

Next Post

Monika Lubonja vendos t’i japë fund beqarisë?

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.