• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Berisha në eventin “Krenaria e Trashëgimisë”: Shqiptarët e kanë pavarësinë nga një akt mbinjerëzor

11/28/2023
in Politikë, Slider
Berisha në eventin “Krenaria e Trashëgimisë”: Shqiptarët e kanë pavarësinë nga një akt mbinjerëzor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri, Sali Berisha në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka organizuar në selinë blu eventin “Krenaria e Shqipërisë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij hapëse, Berisha ndër të tjera tha se pa pavarësi të Shqipërisë, nuk do të kishte kurrë pavarësi të Kosovës dhe po ashtu shqiptarët kudo që janë në Ballkan, nuk do mund të ishin këta që janë sot.

“Pa pavarësinë e Shqipërisë, shqiptarët kudo që jetojnë në vendet e tjera në Ballkan, nuk do të mund të ishin ata që janë sot” tha Berisha.

Ish-kryeministri, shtoi se nëse kombet e tjera e kanë pavarësinë si dhuratë, disa të tjera si aksident të historisë, Shqipëria e ka një akt mbinjerëzor nga Ismail Qemali dhe elita e asaj kohe.

Berisha: Dua të përshëndes përzemërsisht departamentin ‘Brain Gain’ që ka përzgjedhur të nderojmë së bashku këtë ditë me një dimension kulturor, dhe kjo është një përzgjedhje e mençur, e drejtë.

Në rast se bëhet fjalë për pavarësinë e një kombi, kushti i të gjitha kushteve është identiteti i tij, dhe identiteti i çdo kombi, i kombit shqiptar ka për shtyllë kryesore, gjuhën-kulturën, kulturën dhe gjuhën.

Ndaj dhe në kremtimin e pavarësisë tonë, në këtë dimension ne i bëjmë një kremtim vërtetë fisnik.

Theksoj edhe njëherë, pavarësia është ditëlindja moderne e një kombi. Është ditë frymëzimi sepse në kushtet kur Ismail Qemali dhe etërit e tjerë të pavarësisë, shpallën në Vlorë, pavarësinë e Shqipërisë, ai ishte një akt i guximit, vizionit të jashtëzakonshëm.
Ishte një akt kur nga të gjithë fuqitë e mëdha, përveç njëra, të gjithë ishin kundër. Askush nuk donte përveç Austro-Hungarisë dhe kontit Bertold, një shtet të pavarur në trojet e tij.

Qeverinë e Ismail Qemalit nuk e njohën gjer në gusht të vitit 1913.
Por nëse ky burrë i madh, vizionar, nuk do të ngrihej me një guxim mbi kohën, së bashku me Isa Boletinin dhe elitën tjetër të kombit, të shpallte në Vlorë pavarësinë, gushti i 1913 do të kishte vendosur shpërbërjen, copëtimin përfundimtar të kombit shqiptar.
Ismail Qemali i vendosi fuqitë e botës, që nuk donin një shtet shqiptar, para faktit të kryer, se shteti shqiptar ekzistonte, se Shqipëria ekzistonte si shtet sovran dhe i pavarur.
Në këtë kontekst po të shkojmë pas në ato kohëra dhe të mendojmë këtë akt, ky akt kalon në një legjendë të vërtetë.

Por ky akt u bë vendimtar për fatin e kombit, asokohe të ndarë dhe të pushtuar pothuajse në 2/3 e trojeve të tij. Ky akt ka qenë përcaktues për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Pa pavarësi të Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, pavarësi të Kosovës.
Pa pavarësi të Shqipërisë, shqiptarët kudo që jetojnë në vendet e tjera në Ballkan nuk do të mund të ishin ata që janë sot.

Ndaj dhe nëse kombet e tjera e kanë pavarësinë edhe si dhuratë, apo e kanë ndonjëherë edhe si aksident të historisë, shqiptarët e kanë nga një akt mbinjerëzor i Ismail Bej Vlorës dhe elitës së kombit. I atyre luftëtarëve, politikanëve, udhëheqësve popullor, që organizuan kryengritjet e mëdha të Kosovës.

Pra sa më shumë të ndalesh në pavarësinë tonë, ta mendosh, studiosh, lexosh, aq më mahnitëse, mrekulli, magjepsëse dhe më frymëzuese bëhet ajo.

Related

Previous Post

“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri”, Rita Ora uron 28 Nëntorin

Next Post

“Ndaj dy kryebashkiakësh ka prova, por janë ende në detyrë”, Beleri për median greke: Shteti i së drejtës në Shqipëri nuk funksionon!

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.