• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu inspekton shkollën artistike “Onufri” në Elbasan: Me buxhetin 2024 përfundojme 30 shkolla të reja

12/02/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu inspekton shkollën artistike “Onufri” në Elbasan: Me buxhetin 2024 përfundojme 30 shkolla të reja
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan është në fazën përfundimtare të rindërtimit, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Drejtuesin Politik të PS në Elbasan Damian Gjiknuri, kanë inspektuar investimin në shkollën e re, ku e vunë theksin tek mbështetja për infrastrukturën arsimore.
“Fokusi i qeverisë dhe MAS është mbështetja e shkollave me drejtime profesionale, me drejtim artistik dhe sportiv. Hapi i radhës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është puna për t’i dhënë shkollave artistike një status special, që do të bëjë të mundur që shkollat artistike të kenë edhe një autonomi financiare për të organizuar punën e tyre, për të mos munguar mjetet didaktike dhe për të garantuar gjithashtu që edhe nga pikëpamja infrastrukturore, edhe nga pikëpamja e burimeve njerëzore, të kemi përmirësime në vazhdim”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu bëri me dije edhe vijimin e investimeve në shkolla në të gjithë vendin, me buxhetin e ri.
“Me buxhetin e vitit 2024, ne do të garantojmë që në gjithë vendin të përfundojnë 30 objekte shkollore. Me buxhetin e ri 1.2 miliard lekë do të shkojnë për rikonstruksionin apo rindërtimin e shkollave”,- tha Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja u shpreh:
“Për rikonstruksionin e shkollës Onufri kemi bërë një projekt shumë të mirë, falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Arsimit. Janë krijuar kushte shumë të mira për të gjithë profilet që shkolla artistike ofron me laboratore dhe ambiente të veçanta”,- tha kryetari i Bashkisë Elbasan.
Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS në Elbasan, vlerësoi investimet në arsim. “Ka fusha të tëra që janë prekur në arsim dhe jam e bindur që do të vijojnë në përputhje me atë çka presin qytetarët”,- tha Gjiknuri.
Në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri” në Elbasan do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle. Kjo shkollë do të ketë një shtesë 4 kate, klasa dhe laboratorë të dedikuar për çdo profil artistik dhe sallë koncertesh që do t’i shërbejnë 340 nxënësve me drejtimin artistik të muzikës, skulpturës dhe pikturës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Këngëtari i tretë tërhiqet nga Festivali i këngës 2023

Next Post

Veliaj publikon pamjet nga rruga e re që të shpie te Liqeni i Çekrezës

Lajme të ngjashme

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.