• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Barcelona dyshon se gjyqtari po i “spiunonte” në ndeshjen me Atletiko Madrid

12/04/2023
in Sport
Barcelona dyshon se gjyqtari po i “spiunonte” në ndeshjen me Atletiko Madrid
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Barcelona ka festuar një fitore të rëndësishme ndaj Atletiko Madrid këtë të diel. Por në përfundim të saj, ka ndodhur një episod i cili ka shtyrë klubin katalanas të mendojë se një nga asistentët e gjyqtarit kryesor, kishte shkuar t’i “spiunonte” në dhomat e zhveshjes në mbyllje të duelit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Asistenti i kryesorit Sançez Martinez, Raul Kabanero, ishte ai që kishte shkuar në pushimin e ndeshjes për t’i kërkuar lojtarëve që të ktheheshin në fushë, gjë që normalisht e bën delegati i sfidës dhe arsye pse ai nuk u lejua që të hynte brenda nga shërbimi i sigurisë së klubit.

E përditshmja spanjolle “AS” tregon edhe episodin e çuditshëm me të njëjtin gjyqtar në fund të sfidës. Kjo ndodhi pasi po diskutohej mes pjesëtarëve të stafit në tunelin e stadiumit se kryesori kishte dhënë disa faulle të padrejta në dëm të katalanasve pranë zonës. Në ato momente, Kabanero doli nga dhoma e zhveshjes e gjyqtarëve dhe iu drejtua asaj të katalanasve.

Sipas burimeve pranë klubit të Barcelonës, e ka bërë këtë për të dëgjuar ndonjë ankesë të mundshme të tyre për gjykimin. Por atje, ai ishte ndaluar nga përgjegjësi për shtypin i Barçës, Edu Polo, i cili e kishte pyetur se çfarë po bënte aty. “Punën time” i ishte përgjigjur gjyqtari i cili i kishte kërkuar të identifikohej. Në ato moment kishte kaluar Çavi i cili kishte pohuar se ai ishte zëdhënësi për shtyp i klubit, duke sjellë edhe largimin e gjyqtarit përsëri drejt dhomës që i rezervohet zyrtarëve të sfidës.

Një episod shumë i pazakontë që shoqëron ankesat që kanë prej disa javësh katalanasit ndaj gjyqtarëve, të cilët sipas tyre po veprojnë në dëm të klubit me vendimet që po marrin gjatë këtij sezoni.

Related

Previous Post

VIDEO / Një këngë që bën bashkë Alban Nimanin, Bandën Frymore të Tiranës dhe sportin

Next Post

Cindy Crawford fotografohet e zhveshur në shtrat, pozon me një çarçaf të mbështjellë rreth trupit

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.