• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Safet Gjici dhe Alma K. në GJKKO, pranohet gjykimi i shkurtuar! Ish kryebashkiaku i Kukësit: E sajuan ushtarët politik! Vajza: Bëra investigim

12/04/2023
in Kronikë
Safet Gjici dhe Alma K. në GJKKO, pranohet gjykimi i shkurtuar! Ish kryebashkiaku i Kukësit: E sajuan ushtarët politik! Vajza: Bëra investigim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tirane –  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtetases Alma Kaçi.

GJKKO e me trupë gjykuese Atalanta Zeqirin pranoi kërkesën e përfaqësueses së akuzës Manjola Kajana për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale ‘Korrupsion pasiv’ sa i përket Gjicit dhe ‘korrupsion aktiv’ për Kaçin. Gjithashtu GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar por jo atë për pushim të akuzave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në seancën me dyer të mbyllura, Kaçi iu ka qëndruar deklarimeve të mëhershme, duke thënë se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën, dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet sipas saj përmes një investigimi.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.

Ndërkohë Safet gjici tha se skenari është i sajuar duke mos kursyer as akuzat.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politik”, tha Gjici. 

Vetëm pak javë pasi ishte rikonfirmuar për herë të dytë si kryebashkiak i Kukësit, në zgjedhjet e 14 majti 2023, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual në zyrën e punës, ku kryente marrëshënie seksuale me Alma Kaçin. Në kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se është provuar fakti se zyrtari pranon ndihmën e kërkuar nga Alma Kaçi për ta paraqitur projektin e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma Kaçi po gjykohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’. 

Related

Previous Post

Çfarë ndodh kur anullohet dasma? Këngëtari popullor Renato Jaho tregon prapaskenat

Next Post

Ish-ambasadori amerikan arrestohet në Florida, akuzohet se ka shërbyer si agjent i Kubës

Lajme të ngjashme

CV-ja që sfidon ligjin

CV-ja që sfidon ligjin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ligji flet qartë: për t’u bërë zv/drejtor i përgjithshëm duhet të kesh shërbyer jo më pak se 7 vite në...

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

by redaktor2
09/10/2025
0

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë...

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

by redaktor2
09/10/2025
0

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj avokatit Besart...

SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Nuk shpëton as Klodtilda Bushka!

SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Nuk shpëton as Klodtilda Bushka!

by redaktor2
09/10/2025
0

SPAK përmbylli hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, familjarë dhe bashkëpunëtorë të saj, biznesmenë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.