• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kishte talent, por i besonte vetëm punës”, Kapexhiu kujton Mirush Kabashin: Ishte i çuditshëm, kur vinte në sheshin e xhirimit…

12/05/2023
in Kulturë
“Kishte talent, por i besonte vetëm punës”, Kapexhiu kujton Mirush Kabashin: Ishte i çuditshëm, kur vinte në sheshin e xhirimit…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu i ftuar në studion e News24 ka folur për figurën e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili sot u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai u shpreh se largimi i tij nga jeta është është një humbje e madhe për të gjithë dhe për artin shqiptar, pasi sipas tij ai ishte një ndër aktorët më të talentuar të kombit.

Kapexhiu kujtoi figurën e Kabashit duke thënë se ky i fundit ishte i çuditshëm sepse që në momentin që i dorëzoje materialin kishte emocion dhe përkushtim ndryshe nga aktorë të tjerë.

Ai tha më tej se kur vinte në sheshin e xhirimit ose në skenë jo vetëm që e kishte në perfeksion rolin, por shtonte edhe gjëra të reja.

“Ikja e Mirushit është një humbje e madhe për të gjithë, por edhe për artin shqiptar pasi ishte një ndër aktorët më të talentuar të këtij kombi. Iku, por la shumë. Në thesarin e artit shqiptar ka lënë shumë dhe jeta e tij artistike është shkollë për të gjithë.

Mirushi ishte i çuditshëm, ishte krejt i veçantë sepse që në momentin që i dorëzoje materialin kishte një emocion dhe përkushtim. Mënyra se si punonte, ishte e jashtëzakonshme. Ishte e rrallë me aktorët e tjerë. Ai vërtet ishte i talentuar, por i besonte punës dhe jo talentit.

Kur vinte në sheshin e xhirimit ose në skenë, jo vetëm që e kishte në perfeksion rolin, por edhe gjëra të reja. Ai kishte me shumë fisnikëri dhe dashamirësi vërejtje, pra punonte jo vetëm për vete, por shtonte  edhe për të tjerët me të cilët punonte.

Ai ishte i vështirë për regjisorët, pasi si ishte në një dubël nuk ishte në një tjetër. Improvizonte gjëra shumë të bukura, saqë regjisori e kishte të vështirë kë të zgjidhte. Ai përpunonte tekstin e autorit në mënyrë të përkryer. Me Mirushin ishte e vështirë të bëje shaka, edhe kur ishte problemi për të qeshur ai e bënte kaq seriozisht sa ta impononte punën dhe seriozitetin” u shpreh Kapexhiu.

Related

Previous Post

Marjana Kondi mes lotësh: Mirush Kabashi i pavdekshëm

Next Post

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit, 7 vite heqje lirie për të penduarin e drejtësisë

Lajme të ngjashme

Enkelejd Lamaj rikthehet me thrillerin “Gjithçka që dua”: Një histori që të merr frymën

Enkelejd Lamaj rikthehet me thrillerin “Gjithçka që dua”: Një histori që të merr frymën

by redaktor2
09/09/2025
0

Pas suksesit të “Gjithçka që ke”, autori Enkelejd Lamaj kthehet te lexuesit me një histori të re që premton të...

Java Kulturore e Arabisë Saudite mbahet për herë të parë në Shqipëri, Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

Java Kulturore e Arabisë Saudite mbahet për herë të parë në Shqipëri, Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

by redaktor2
09/07/2025
0

Në prag të Javës Kulturore të Arabisë Saudite, e cila do të mbahet për herë të parë në Tiranë gjatë...

Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te ekspozitat, falas për publikun

Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te ekspozitat, falas për publikun

by redaktor2
09/04/2025
0

Nga data 8 deri më 11 shtator, Java Kulturore Malazeze vjen në Tiranë, duke sjellë kështu një mozaik të pasur...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.