• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shuhet Mirush Kabashi, Albin Kurti: Artist i madh i teatrit dhe kinemasë, ishte ‘Sokrati’ i vërtetë

12/05/2023
in Kulturë
Shuhet Mirush Kabashi, Albin Kurti: Artist i madh i teatrit dhe kinemasë, ishte ‘Sokrati’ i vërtetë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se Kabashi ishte një aktor i madh i teatrit dhe i kinemasë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.  Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.  

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.   Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin”, shkruan Kurti.

Related

Previous Post

Aksident tragjik në Gjermani, 12 persona të plagosur, një fëmijë humb jetën

Next Post

Haradinaj pret në takim njohës ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë

Lajme të ngjashme

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Spektakël magjik në Amfiteatrin e Durrësit “Ari’s Angels Dance Show” ndez skenën me mbi 110 fëmijë

Spektakël magjik në Amfiteatrin e Durrësit “Ari’s Angels Dance Show” ndez skenën me mbi 110 fëmijë

by redaktor2
06/19/2025
0

Më 13 qershor, në ambientin historik të Amfiteatrit të Durrësit, u mbajt me sukses edicioni i dytë i spektaklit “Ari’s...

Aktori turk, Burak Özçivit viziton Vlorën, Dredha: Promovim qytetit si destinacion turistik

Aktori turk, Burak Özçivit viziton Vlorën, Dredha: Promovim qytetit si destinacion turistik

by redaktor2
06/18/2025
0

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij. Gjatë...

🎬 “Open Cinema 2025” – Kinemaja Shëtitëse Rikthehet me Edicionin e 9-të!

🎬 “Open Cinema 2025” – Kinemaja Shëtitëse Rikthehet me Edicionin e 9-të!

by redaktor2
06/18/2025
0

Starton nga qyteti i Gramshit me 3 net magjike nën qiellin e hapur “Open Cinema 2025”, edicioni i 9-të i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare
  • “Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm”, Veliaj: Tirana ka ditur t’i nderojë ata që kanë dh…
  • “Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?
  • Aksident te Rruga e Arbërit/ Humbi kontrollin e automjetit, plagosen dy persona
  • Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndet…
  • Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.