• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Do të përfitojnë kredi me zero interes, Balla dhe Mete shpallin emrat e 92 punonjësve të policisë që përmbushin kriteret

12/06/2023
in Politikë, Slider
Do të përfitojnë kredi me zero interes, Balla dhe Mete shpallin emrat e 92 punonjësve të policisë që përmbushin kriteret
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete shpallën punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë. Programi qeveritar parashikon që deri në vitin 2025, të jenë të paktën 900 familje përfituese të punonjësve të policisë në nevojë për strehim. Për këtë vit, pas shqyrtimit të aplikimeve, u njoftuan 92 emra fitues, që plotësonin kriteret për të përfituar një kredi pa interes.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke bërë një sqarim rreth kategorive fituese dhe kritereve, ministri Balla u shpreh se “janë kualifikuar 92 punonjës policie, përkatësisht 16 punonjëse gra e vajza dhe 76 punonjës burra e djem. Veç faktit që jeni të gjithë të rinj, 78 punonjës janë të rolit bazë dhe 14 të tjerët me grada Nënkomisar deri një prej tyre, Komisar. Përfituesit janë të shpërndarë në gjitha drejtoritë”.

Ministri theksoi se që prej ditës së parë në detyrë, ishte angazhuar për tu kujdesur posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të policisë, por edhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve apo të rënëve në detyrë.

“Përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit, kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja, pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijë në përkujdesje të shtetit. Ju jeni përfituesit e parë të këtij programi, por ne shpresojmë që në vitin 2024 të mund të trajtojmë 300 familje të tjera, për ta përmbyllur në vitin 2025 nevojën për të 900 familjet e punonjësve të policisë”, nënvizoi ai.

Ministri i Brendshëm foli gjithashtu edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve të policisë nga viti i ardhshëm, duke vënë në dukje se do të aplikohen edhe bonuset për ushqimin.

“Ashtu siç është bërë me dije dhe më herët, në korrik të vitit 2024 do të kemi dhe rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e policisë. Nga ana tjetër është në proces miratimi Bonusi ushqimor për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të thotë trajtimi i tyre, nga fillimi i vitit të ardhshëm përmes një pakete të posaçme ushqimore,” – u shpreh Balla në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa.

Mes punonjësve që plotësuan kriteret për të përfituar kredi për banesë është edhe Inspektori Redin Caushaj, punonjësi i policisë që u plagos me thikë. Edhe pse nuk ishte në detyrë ai ndërhyri për të shuar një konflikt fizik mes dy personave në fshatin Pilur të Himarës, në gusht të këtij viti.

Related

Previous Post

Kaosi në seancën e së hënës në Kuvend, mazhoranca kërkon masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës përfshirë Berishën

Next Post

Koncensioni për Portin e Limionit, Artur Meçollari publikon dokumentet me firmën e Ballukut: Si e denoncoi Presidenti Begaj në SPAK zv/kryeministren

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.