• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prezantimi i ideve për Parkun Kombëtar të Vjosës/ Rama: Perspektivë e një zhvillimi të ri ekonomik. Leksionet se si të sillemi me natyrën s’i pranojmë

12/06/2023
in Politikë, Slider
Prezantimi i ideve për Parkun Kombëtar të Vjosës/ Rama: Perspektivë e një zhvillimi të ri ekonomik. Leksionet se si të sillemi me natyrën s’i pranojmë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këtë të mërkurë bëhet prezantimi i tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se leksionet për natyrën, qeveria nuk i pranon dot.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai  theksoi se është dashur kohë për të marrë vendimin e shpalljes së lumit park kombëtar pasi “kemi dashur të jemi të sigurt që do të balancojmë nevojën për të mbrojtur dhe për të ripërtërirë këtë territor të mahnitshëm me nevojën e njerëzve të këtij territori për zhvillim ekonomik dhe social”.

“Duhet ruajtur lumi i fundit i egër në Evropë, por më parë sesa të na japin leksione se si ruhet një lum i egër duhet të kujtohen se të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjetër të Evropës por i kanë zbutur për qëllime që s’kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës dhe ne jemi shumë mirënjohës për nxitjen, inkurajimin dhe gjithçka që kemi mundur të mësojmë në një proces që nuk ka qenë i lehtë deri në konfirmimin e vullnetit tonë për ta transformuar Vjosën në një park kombëtar por nga ana tjetër, ne nuk mund të mos e themi që leksionet morale se si të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot. Aq më tepër në një botë ku ndotësit më të mëdhenj dhe burimet më të mëdha të rrezikut për mjedisin në kushtet e një sfide globale përballë ndryshimeve klimatike janë ata që bëjnë edhe moralin më insistues dhe ushtrojnë madje edhe presione të papranueshme ndaj shumë vendeve të tjera që mund të kenë 1001 probleme dhe të meta, por s’e kanë në kurriz mëkatin e të qenit në klubin e ndotësve më të mëdhenj të mjedisit në planet.

Më vjen mirë që një vizion për ta mbrojtur grupin e trupit të Shqipërisë sa të jetë e mundur dhe për të ripërtërirë hap pas hapi me durim shumë nga pjesët e atij trupi që janë dëmtuar rëndë në vite, është mishëruar në këtë vendim madhor të qeverisë shqiptare për të pasur një park kombëtar të këtyre përmasave, që do të ishte njësoj sikur Franca, të shpallte park kombëtar një të katërtën e trupit të saj apo të tjera vende një pjesë të konsiderueshme të trupit të tyre. Ka qenë një proces sepse kemi dashur të jemi të sigurt që do të balancojmë nevojën për të mbrojtur dhe për të ripërtërirë këtë territor të mahnitshëm me nevojën e njerëzve të këtij territori për zhvillim ekonomik dhe social. Këtu kthehem tek ata që na bëjnë leksione morale që për hir të së vërtetës shohin të parën por s’do t’ja dinë për të dytën. Parku Kombëtar i Vjosës përshkron një numër të konsiderueshëm bashkish, qytetesh, fshatrat që kanë nevojë për një perspektivë zhvillimi ekonomik dhe jam mirënjohës një pjesë të atyre organizatave lokale dhe ndërkombëtare, të cilat e kanë kuptuar ndjeshmërinë tonë dhe kanë kuptuar që s’kemi qenë hezitues për të shpallur Vjosën park kombëtar se ka qenë pjesë e vizionit që në krye të herës por kemi dashur të mësojmë sa më mirë se si do t’i ekuilibrojmë që të dyja.”, theksoi Rama.

Related

Previous Post

Certifikata mirënjohjeje për vullnetarët më të dedikuar të vitit, Veliaj: “Krenar për secilin prej jush!”

Next Post

Vrasja e Liridona Ademajt, Behgjet Pacolli reagon ashpër: Disa individë skizofrenë po e përdorin tragjedinë për të…

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.