• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Braçe dhe Shalsi, kur u ngritën të dy i kishin petkat e lagura”, kronika satirike e Gjekmarkajt: Kthimi i Savanaroles, topat dhe krismat! Babo mbërriti zemërthyer

12/07/2023
in Opinion, Slider
“Braçe dhe Shalsi, kur u ngritën të dy i kishin petkat e lagura”, kronika satirike e Gjekmarkajt: Kthimi i Savanaroles, topat dhe krismat! Babo mbërriti zemërthyer
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kronikë! Kthimi i Savanaroles, topat dhe krismat.

Lajmi po na ndiqte nga pas si qeni i cili do të kafshojë medoemos.

Një numër tejet i madh gardistësh e kishin gdhirë në sallë. Rropama e kazanëve bosh të supës e pilafit  të cilat Genc Gjonçaj  po ngarkonte mbi një kamionçinë me tre rrota dëgjohej nga larg.

Tek u jepte krahëve shfrynte , “sa hanë dhe këta dreqër” do na bllokojnë edhe tualetet.

Era e  qepës dhe aty këtu njolla yndyre kishin mbetur. Gromësimat në hyrje për një moment na u duken si armët e reja të presionit psikologjik mbi opozitën. Mond Spaho i cili trimërish kishte hyrë i pari në sallë çoi llaf për kundragazë.

Tao së bashku me gushen e tij ishin ulur herët mbi banakun e qeverisë. Medemek po na bënte karshillëk.

Tezja shikonte si e mpirë e pasigurtë në ishte koha për të qarë apo qeshur. Veziri Tao kqyrte për të mbajtur zaptiet nën vëzhgim e presion në zellin e tyre kundër deputetëve. Qerratai.

Luftëtaret e lirisë u mblodhën një e nga një në oborr të Kuvendit, të murretyer por krenarë. Në ballë u shkëlqente qëndresa. Xhelal Mziu dukej si Elez Isufi çeherli e çark i ngrehun. Komandantet tanë, pusi e hasmit i plagosi që herën tjetër.

Ndonëse me plagë fashuar , buzëtharë, Kryezevendes Lideri Muli, dhe Lideri në perspektivë Gazi  dolën në dritare e na dhanë bekimin e betejës. Fitorja është ylli ynë polar tha Baca Mul. Befasia dhe inteligjenca harku me shigjeten, yxhym burra bëzani Gazi dhe u pland mbi mjekrën e tij. Me këtë madhëngjim i ngjitem shkallët disi të tulatur derisa aty erdh Pader Salianji i cili si Savanarola bashkë me Kryqin kishte marrë dhe shpatën në mbrojtje të Kushtetutës. U fut brenda dhe kur pa se i është zënë rruga hypi mbi ato dërrasa pa shpirt duke i dhënë zë demokracisë.

Nuk u bënte syri terr bashkë me Bledion Nallbatin këtë trim tribun të vegjelisë. Dukej sikur kërcenin vallen e Osman Takes aq me pasion luftonin. Cane Dogjani dhe Luan Baçi të sapo dalë nga një epope e lavdishme  ndiznin pishtarët e shpresës popullore. Ani se digjeshin e përcëlloheshin, ani. Lefko Gështenja i kapte karriget si të ishin pupla fazani. Dash Sula vikaste hapeni derën se  e drodha dhenë ndërsa vetullat i kreshperoheshin.

Hijerëndë  e zemërthyer mbërriti Babo. Opozita shpërtheu ‘turp turp turp”. Kosta i Lindites dhe Gramozit nuk u besonte më veshëve, kokës i binte me shpulla, një ku kuuu e zgjatur i dilte nga goja. Nuk kuptonte më si mund të vijë kjo dite, të ngrihen këmbët ti bien kokës ? Nga lozha donte të hidhej ti mbyste se paku nja tre të pa soj por për fat Jona dhe Dori e mbërthyen që ai tërbim në  mort të mos kthehej.

Kur ka Babo kemi të gjithë more të paudhe pëshpëriste. Bora e kqyrte me adhurim. Kur të rritem dua edhe unë të bëhem si Xhaxhi Kosta i tha Aniles. Ç’farë akademike? Joo heroinë e gatshme të jap jetën për Babon.

Jorushi i Tabakeve që mos ta kapte syri i keq ishte rrinte ngjitmas me Entela Xhixhon. Kontributi i saj  estetik sot ishte i spikatur sa nuk thuhet ,pantallona të gjëra në blu dhe një xhaketë pallto bojë turquoise, si shpresa e së ardhmes e përkedhelnin. Motrani e shoqeni e panë me zili.

Pader Salianji nuk jepej, nemcja tutje e ai tehu. Në një çast nduku mustakun e djathtë dhe topat shpërthyen si kumt perëndie. Nallbati shkuli të majtin. Salla u drodh. Nga ana ku ishte ulur Klosi u dëgjuan zhaurima , duhem e sperrç dhe menjëherë  delikatja Mimi di Puccini zuri hunden me duar. Majko sëkëlldisej në një pyyyf të zgjatur, Tonit  sikur në vesh i trokiti shprehja “të pëgërë  por krenarë”, gjithsesi nuk ishte i sigurtë e dëgjoi apo mendoi.

Tek vendi i Braçes dhe Shalsit u pa një rrëke dhe kur u ngritën të dy i kishin petkat e lagura. Dilua dhe Laerti dergjeshin në krahët e njëri-jatrit. Nasipi e Xhemali gjykonin veten pse nuk i morën çiftet ! Ismet Beqiri habitej pse Babo nuk urdhëron mësymje të përgjithshme, kalim të divizionit të parë mbi Shkumbin nën udhëheqjen e Petros si komandant dhe Fatmirit si komisar pa ta shihnin këta?!

Arben Pëllumbi ankohej dola shtëpitë pa lënë amanetet. Elisa me krifën si akejtë kryqëzuar në një metaforë hermetike, nuk kuptohej në përmblidhte të shkuarën apo i fliste së ardhmes teksa tymi që rrethonte Babon i dukej si frymë e shenjtë. Pader Salianji me kushtetutë  në dorë ënde predikonte e predikonte sundimin e ligjit e të virtytit ndërsa deputetet e Lulit me votimin e tyre kundër kthyen buzëqeshjen , e gëzimin e jetës , tek të gjithë. Në të ikur Niko nikoqiri po vraponte drejt makinës dhe disa njolla të mëdha e të çuditshme i zbukuronin pantallonat nga pas. Sajmir Korreshi rendi si maratonomak për të përhapur kudo epinë e një dite historike.

Related

Previous Post

Vrasja që tronditi Shkupit, flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares: Nuk e besoj dot, vajza ime është sot në varr, por…

Next Post

Ekzekutimi i Elton Javorit, zbardhet zanafilla e konfliktit mes viktimës dhe autorit. Agim Gashi e ka pritur pranë banesës dhe…

Lajme të ngjashme

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

by redaktor2
08/21/2025
0

Nga Adriatik Doçi Myslim Murrizi njihet dhe perceptohet si një nga opozitarët më të pakompromisë. Ditët e fundit, Murrizi ka...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet
  • ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit
  • Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit
  • Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim…
  • 14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK
  • Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.