• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

D-Marin vjen në Shqipëri, rrjeti gjigant i menaxhimit të marinave marrëveshje bashkëpunimi me Vlora Marina

12/07/2023
in Rajoni & Bota
D-Marin vjen në Shqipëri, rrjeti gjigant i menaxhimit të marinave marrëveshje bashkëpunimi me Vlora Marina
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.  

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Marrëveshja e firmosur nga të dyja palët parashikon marrjen përsipër nga ana e D-Marin të të gjitha shërbimeve të nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës që po ndërtohet nga e para nga kompania Vlora Marina. Ofrimi i shërbimeve të tilla si ankorim, furnizim me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese, sigurim i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe. Marina e Vlorës do të jetë jo vetëm një infrastrukturë moderne e ndërtuar krejtësisht nga e para por edhe një hapësirë shërbimesh cilësore të standardeve ndërkombëtare për turistët që preferojnë të udhëtojnë nga deti. Si një hapësirë e hapur për të gjithë, shërbimet e portit do të jenë në funksion të të gjithë turistëve dhe banorëve të Vlorës.

Vanova Strakosha, Drejtore e Përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri.

“ Porti turistik i Vlorës është një investim prej rreth 45 milion euro që do e ndihmojë Vlorën dhe Shqipërinë në rritjen e standardit të ofertës turistike. Për vetë rëndësinë që ka Porti Turistik i Vlorës, nuk mund të mos i kushtonim vëmendjen maksimale partnerit që do ta menaxhojë atë. Prandaj, sot jemi këtu për të kurorëzuar një tjetër bashkëpunim që afron një tjetër emër të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e turizmit në vendin tonë. Kompania D-Marin do të jetë krah nesh në këtë rrugëtim  për transformimin e turizmit blu në Shqipëri dhe për vendosjen e standardeve të reja në atë çfarë ofron Shqipëria detare.”

D-Marin operon në këtë sektor prej dy dekadash duke e zgjeruar rrjetin e saj, në Itali, Spanjë, Kroaci etj. Ajo e ka nisur aktivitetin me marinën e parë në Turqi dhe sot ofron shërbime menaxheriale dhe zhvillimi për rreth 23 marina në 8 vende të ndryshme të botës me një numër total prej 12 mijë vendesh ankorimi. Një element shumë i rëndësishëm në punën e përditshme të kësaj kompanie është kujdesi ndaj mjedisit, për të reduktuar në maksimum ndotjen dhe për të garantuar një ambient sa më të pastër dhe të shëndetshëm.

Pjesë e filozofisë së D-Marin është mbështetja për  nevojat e komunitetit, duke treguar respekt për kulturën dhe traditën e zonës. Përveç menaxhimit të marinave, kompania ka kontribuar gjithashtu edhe në mbështetje të zhvillimit social- kulturor dhe ekonomik në rajonet ku operon, duke u fokusuar në kapitalin njerëzor dhe ambientin natyror.

“Janë disa elementë që na bënë të përzgjedhim Vlora Marinën për të bashkëpunuar. Kryesori është vendndodhja gjeografike e Vlora Marinës, pasi është pikë takimi mes detit Jon dhe Adriatik. Ne kemi marina në Kroaci, Greqi dhe Turqi duke i nxitur klientët tanë të shëtisin në këto tre lokacione. Pika që mungonte deri tani ishte pikërisht Vlora. Ambicia është një nga motot tona, për të qenë sa më në nivel botëror dhe ky projekt nuk kufizohet vetëm me kaq, pasi Vlora është një qytet që është duke u zhvilluar”, thekson Gyozo Lantos, Drejtor i Shërbimeve Globale dhe Blerjeve, D-Marin.

Ndërsa sipas Selcuk Balci, Drejtor Menaxherial D-Marin, turizmi detar është një kontribut shumë i madh në ekonominë e një vendi dhe sjell të ardhura shtesë. Përveç gjenerimit të vendeve të punës për komunitetin përreth marinës, zhvillohet edhe ekonomia që operon përreth Vlora Marinës. Shqipëria ofron një potencial shumë të madh pasi ka një vijë të bukur bregdetare, ka turizëm kulturor historik, i ka të gjitha bashkë për t’u shndërruar në një destinacion të fuqishëm potencial.

Për ndërtimin e portit turistik kompania Vlora Marina do të investojë rreth 45 milion euro. Marina do të përmbajë 438 vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, me gjatësi deri në 50 metra. Marina, apo porti turistik i Vlorës, është një koncesion që parashikon transformimin e portit të vjetër industrial në një marinë turistike sipas strategjisë së shtetit shqiptar për zhvillimin e turizmit. Koncesioni parashikon ndërtimin, menaxhimin për një afat kohor 35 vjeçar dhe më tej kalimin e portit turistik te shteti. Pas përfundimit të periudhës koncensionare porti turisti i kalohet shtetit shqiptar. Vlera e marinës në momentin që do i dorëzohet shtetit shqiptar do jetë rreth 5 herë më e lartë sesa vlera e investimit për ndërtimin e saj.  Vlerë e shtuar do të jetë edhe mirë-pozicionimi i marinës në hartat e turizmit detar të Mesdheut dhe ndërtimi në afërsi të portit, të hoteleve me 5 yje duke e plotësuar gamën e shërbimeve.

Kjo është marrëveshja e rradhës e rëndësishme që Vlora Marina nënshkruan në pak kohë. Më herët është nënshkruar edhe një marrëveshje me rrjetin prestigjioz Marriot, një marrëveshje që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri konceptin e apartamenteve të branduara dhe hotelin me 5*, Vlora Marriot Hotel.

Related

Previous Post

Manastirliu: Mbështetje me bursa për 3600 nxënës të arsimit parauniversitar 

Next Post

Lobimi në SHBA, Kara: Kryemadhi akuzohet për pastrim parash! SPAK ka sekuestruar një telefon! Beqiri: Meta po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar arrestimit

Lajme të ngjashme

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.