• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mbillen 100 pemë te reja në Parkun e Liqenit të Farkës, Veliaj: “Kontribut konkret për qytetin; Tirana do ndërtojë një shkollë në Nagorno Karabak”

12/07/2023
in Slider, Sociale
Mbillen 100 pemë te reja në Parkun e Liqenit të Farkës, Veliaj: “Kontribut konkret për qytetin; Tirana do ndërtojë një shkollë në Nagorno Karabak”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në nder të 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit modern të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, Tiranës iu shtuan edhe 100 pemë të reja në parkun e Farkës nga Ambasada e Azerbajxhanit.
Gjatë kësaj ceremonie, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi raportet speciale mes dy vendeve dhe projektet konkrete të bashkëpunimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Më vjen mirë që me Azerbajxhanin kemi një bashkëpunim me ata që bëjnë punë konkrete. Sot mbjellim 100 pemë. Për të gjithë ata që thonë ku janë këto 1 milion pemët? Në fakt, 1 milion nuk mbillen për një ditë. 100 pemë i mbjell një ambasadë, 100 pemë një shkollë, 100 pemë një kompani, dhe kur secili bën atë të voglën e vet, kemi të madhen tonë të përbashkët. Ky është kampusi më i madh ose kantieri më i madh i gjelbërimit në Tiranë”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se kjo nismë duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera për të dhënë një kontribut konkret. “Nuk janë vetëm 100 pemë, por janë 100 mesazhe. Për të gjithë ata që, nëse kanë mundësi, do preferonim edhe nga BE, edhe nga kolegë të tjerë, më pak fjalime, dhe më shumë kontribute, më shumë pemë, më shumë autobusë elektrike, më shumë rrugë pedonale, dhe më pak konferenca, seminare dhe trajnime, me të cilat jemi të ezauruar”, shtoi Kreu i Bashkisë.

Veliaj vlerësoi edhe projektin TAP, që bashkon Shqipërinë me Azerbajxhanin, në një nga projektet më të rëndësishme energjetike. “Kur mendoj që projekti i TAP-it ka bërë një pafundësi shkollash, çerdhesh, kopshtesh, parqesh, këndesh lodrash, ka bërë një pafundësi rehabilitimi të territoreve ku ka kaluar për t’u siguruar që zhvillimi nuk e shkatërron natyrën. Zhvillimi e mbron natyrën”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Në nder të miqësisë mes dy vendeve, Bashkia e Tiranës do të financojë edhe një shkollë në Nagorno Karabak, si një kontribut për bashkëjetesën mes armenëve dhe azerëve. “Ne kemi një raport shumë special me Azerbajxhanin. Më vjen mirë që kemi mundësuar të bëjmë një financim për një shkollë në Nagorno Karabak. Një konflikt dhe një situatë e ndërlikuar prej vitesh. Tani që ka një zgjidhje, dhe tani që ka një dëshirë për të pasur një komunitet multietnik, që edhe azerët, edhe armenët të kenë shkollat, të kenë kopshte, çerdhe, ne do bëjmë pjesën tonë modeste. Të njëjtën gjë kemi bërë në Kharkiv, në Preshevë, në Bujanoc, në Tuz. Prandaj, duam të jemi modestisht kontribues i kësaj klime multietnike të harmonisë dhe të bashkëjetesës në atë zonë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut për bashkëpunimin në zbatimin e këtij projekti. “Ky projekt i është dedikuar me rastin e 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të Azerbajxhanit modern, Heydar Aliyev. Ai ishte i pari që kontribuoi edhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Jam vërtet shumë i kënaqur, jo vetëm për promovimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, por edhe për impaktin social dhe mjedisor të kësaj nisme për qytetarët e Tiranës. Jam i sigurtë që ky park, në vitet që do vijnë, do transformohet dhe do të jetë po aq tërheqës sa ai që është në qendër të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Nismës së Bashkisë së Tiranës “Dhuro pemë për Tiranën” i janë bashkuar vitet e fundit ambasadorë, donatorë dhe biznese duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

Related

Previous Post

Plagosje me thika mes dy të miturve në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital

Next Post

Aksident në Maliq, “Mercedes”-i përplas furgonin dhe  bie në kanal

Lajme të ngjashme

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Nga Bermuda në Maldive, Zambia, Gaboni e territori Palestinez/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët për të votuar në 11 maj

Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

by redaktor2
09/11/2025
0

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.