• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rithemelimi kaos në Kuvend, PS kërkon ndryshimin e rregullores: Deputetët rrezikojnë deri në 60 ditë përjashtim

12/07/2023
in Politikë
Rithemelimi kaos në Kuvend, PS kërkon ndryshimin e rregullores: Deputetët rrezikojnë deri në 60 ditë përjashtim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Maxhoranca ka miratuar në senacën e sotme futjen me procedurë të përshpejtuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, në të cilën parashikon ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Sipas rregullores aktuale dënimi për deputetët parashikohet 10 ditë, ndërsa sipas kërkesës së Partisë Socialiste pritet të ndryshohet dhe ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime  të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. ” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

  1. a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
  2. b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
  3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
  4. Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
  5. Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.

Ndryshimi i Rregullores

Neni 1

  1. Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.
  2. Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
  3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”

“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë

jepet në rastet :

  1. a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
  2. b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
  3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
  4. Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
  5. Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.

Neni 2

Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:
1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”

  1. “5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, piken 6 dhe 7 të neni 65/1, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë e ngacmimit seksual.”

Neni 3

Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:

  1. Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.
    2. Pika 5 shfuqizohet.
    II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Related

Previous Post

Refuzuan praninë e Madonës dhe Donald Trump, mbyllet pas 50 vitesh restoranti më i famshëm në Milano

Next Post

FOTO/ Do guxonit kaq shumë? Dua Lipa bën publike numrin e telefonit: Më shkruaj

Lajme të ngjashme

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

by redaktor2
08/21/2025
0

Nga Adriatik Doçi Myslim Murrizi njihet dhe perceptohet si një nga opozitarët më të pakompromisë. Ditët e fundit, Murrizi ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.