• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

12/08/2023
in Rajoni & Bota
Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Më 13 dhjetor në Bruksel pritet të zhvillohet samiti i përbashkët i liderëve të Bashkimit Evropian me kolegët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosovën në këtë samit pritet ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë kryeministrja Ana Brnabiq.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të jetë një prej temave kryesore të debatit pasi vlerësohet se këto raporte janë kyçe për stabilitetin e gjithë rajonit. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në këtë samit pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të konfirmohet, nga njëra anë, orientimi strategjik i rajonit për integrim në BE, dhe në anën tjetër, edhe përkushtimi i BE-së në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e deklaratës që pritet të miratohet në këtë samit.

Bashkimi Evropian edhe përmes kësaj deklarate do të përsërisë përkushtimin e pa rezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e këtij procesi, bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve.

Këtu, para së gjithash, nënvizohet nevoja për progres në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian.

Teksti i draftit është përpiluar nga Bashkimi Evropian dhe pritet që atë ta mbështesin edhe liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Edhe nga ky samit pritet t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i përmbushin obligimet nga dialogu të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.

“Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Presim angazhim konstruktiv nga palët për të arritur progres të shpejtë në normalizimin e raporteve të tyre, që është kyç për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë rajonin dhe për të siguruar avancimin e të dyja palëve në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e kësaj deklarate të përbashkët.

“U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet më tej në pjesën që u kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Aty, po ashtu, përsëritet edhe ftesa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne, po ashtu, presim nga palët që të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat e BE-së dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara që mund të çojnë deri te tensionet e reja dhe dhuna, si dhe të përmbahen nga retorika e cila nuk është në përputhje me normalizimin e raporteve”, thuhet në tekst.

Bashkimi Evropian do t’u bëjë ftesë të gjithë partnerëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’’ zgjidhin të gjitha mospajtimet e tyre dhe çështjet e hapura.

BE-ja në këtë samit do të shprehë edhe përkushtimin për të ndihmuar vendet e rajonit në përballje me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, si në aspektin e energjisë, ashtu edhe në përballje me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia.

Related

Previous Post

Vdekja e tifozit dhe gjakosja e Grossos, në Francë vendosin ndalimin e ultrasve miq në stadiume

Next Post

’21 Janari’/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.