• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sot mbush 81 vjeç, Veliaj nderon me “Medaljen e Mirënjohjes” aktorin e madh, Viktor Zhusti: “Përulje për punën tuaj të jashtëzakonshme në teatër dhe kinematografi”

12/08/2023
in Slider, Sociale
Sot mbush 81 vjeç, Veliaj nderon me “Medaljen e Mirënjohjes” aktorin e madh, Viktor Zhusti: “Përulje për punën tuaj të jashtëzakonshme në teatër dhe kinematografi”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” së qytetit aktorin e madh shqiptar, Viktor Zhusti, i cili sot mbush 81 vjeç. Kryebashkiaku e falenderoi aktorin Zhusti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenën e teatrit dhe filmit shqiptar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ky është një moment për të shprehur mirënjohjen, respektin, falenderimin për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Na keni emocionuar, kemi qeshur, kemi qarë, jeni i paharrueshëm për shqiptarët. Në emër të gjithë djemve e vajzave të këtij qyteti, burrave e grave, doja t’ju falënderoj që jeni pjesë jo vetëm e memories sonë të përbashkët, por edhe përditshmërisë sonë, në një teatër modest, siç është Teatri i Metropolit, për të cilin mezi pres që të bëjmë më shumë investime. Pas Teatrit Kombëtar, të kemi edhe Teatrin e qytetit. Kjo medalje është në emër të qytetit të Tiranës, në shenjë mirënjohje për punën tuaj. Është një gjest respekti dhe falenderimi me gjithë zemër”, tha Veliaj.

Aktori i madh, Viktor Zhusti, falenderoi kryetarin e Bashkisë për medaljen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Ju falenderoj nga zemra juve, veçanërisht Teatrin Metropol, i cili ka qenë ndoshta streha më e ngrohtë për artistët vitet e fundit, si dhe gjithë spektatorët e jashtëzakonshëm të Tiranës, të cilët më kanë rrethuar me dashuri dhe besoj se më kanë dhënë shumë më tepër nga sa u kam dhënë unë. Prandaj, mbetem gjithmonë borxhli ndaj jush, ndaj Teatrit Metropol, dhe ndaj gjithë njerëzve. Shumë faleminderit!”, tha ai.

Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë, Greqi. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është shumë e pasur me shfaqje teatrale dhe filma.

Related

Previous Post

’21 Janari’/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë

Next Post

Balluku në Kongresin e PS: Do ndërtojmë linjën e transmetimit energjetik nënujor me Italinë

Lajme të ngjashme

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Nuk shpëton as Klodtilda Bushka!

SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin! Nuk shpëton as Klodtilda Bushka!

by redaktor2
09/10/2025
0

SPAK përmbylli hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, familjarë dhe bashkëpunëtorë të saj, biznesmenë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
  • Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin
  • Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FS…
  • SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën …
  • Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e …
  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.