• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kurti diskuton me donatorët për strehimin e përhershëm të 60 familjeve në Ferizaj e Gjilan

12/12/2023
in Rajoni & Bota
Kurti diskuton me donatorët për strehimin e përhershëm të 60 familjeve në Ferizaj e Gjilan
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falenderuar të martën donatorët që janë ofruar për të ndihmuar në gjetjen e një strehimi të përhershëm për 60 familje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kurti ka thënë se këto familje janë kthyer në Kosovë prej Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dhe kanë jetuar në kushte të rënda.

Ato janë strehuar përkohësisht në Obiliç.

“Ka qenë viti i kaluar kur e kam parë fotografinë e njërës prej familjeve në rrjetet sociale. Ata janë kthyer në Kosovë, por pa strehim. Në vend të shtëpisë, ata e kanë krijuar në tendë të improvizuar në një tokë bujqësore. Fëmijë e të rritur kanë tentuar të bëjnë gjithçka për të jetuar me dinjitet”, ka thënë Kurti në konferencë.

Ai i ka falenderuar aktivistët e shoqërisë civile që i kanë dhënë vëmendje këtij rasti.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se këto familje kanë përfituar nga paketa e ndihmës, e ofruar prej Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, dhe në këtë çështje ka qenë e përfshirë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Situata shpesh mund të jetë edhe e komplikuar edhe e thjeshtë. Fakti se si ky grup i familjeve kishte rënë në këtë situatë, kishte të bënte me përgjegjësi ndërkombetare, shtetërore e lokale”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Në nisje të diskutimeve për gjetje të strehimit të përhershëm për këto familje, ambasadori britanik në Kosovë Nicholas Abbott, ka falënderuar komunat e Ferizajt dhe Gjilanit, që kanë shprehur gatishmëri për të ndarë tokë për ndërtim të shtëpive për këto familje.

Abbott ka bërë thirrje që të ndihmohen të gjithë personat që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, “të kenë qasje në shëndet, arsim, dhe që procesi i integrimit të jetë sa më i lehtë”.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 8.824 romë, 15.436 ashkalinj dhe 11.524 egjiptas.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka të dhëna për nivelin e edukimit të këtyre komuniteteve./REL

Related

Previous Post

Ndihem e pasigurt’, këngëtarja Sia rrëfen betejat me pamjen e saj dhe zbulon ndryshimin e radhës

Next Post

‘Më mirë të rrisësh dele në Kukës sesa të punosh në shtëpi bari në Britani’ Balla: Do mbështesim viktimat e trafikimit drejt Britanisë

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.