• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Feminicidi, Balla: Kambanë alarmi! Të rritet bashkëveprimi i çdo institucioni apo aktori në shoqëri

12/13/2023
in Politikë
Feminicidi, Balla: Kambanë alarmi! Të rritet bashkëveprimi i çdo institucioni apo aktori në shoqëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi të rritet bashkëveprimi i çdo institucioni apo aktori në shoqëri, si dhe solidariteti kundër dhunës në familje apo me bazë gjinore. Duke folur në aktivitetin e organizuar në përmbyllje të “16 ditëve kundër dhunës”, ministri tha se dhuna në familje mbetet ende shqetësim serioz megjithë masat e marra dhe ashpërsimin e tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Feminicidi, 11 raste janë në 2023, që do të thotë një kambanë e madhe alarmi për të gjithë ne. Prej ditës së parë në këtë detyrë i kam kërkuar Drejtorit të PSH për të hartuar një protokoll sesi trajtohet kontakti i parë i shtetit me viktimën. Sepse duhet të jetë me një qasje tjetër, të jetë edhe psikologu, i cili të incentivojë të treguarit të së vërtetës. U prek këtu rasti i Vlorës. Isha i bindur se nga ajo që ishte raportuar nga media, ishim larg të vërtetës. Kur fola d.p.d. me vajzën e dhunuar e kuptova se edhe punonjësit të PSH ishin sjellë si negociatorë që donin të gjenin një zgjidhje që të ishte e mirë për të gjithë, sipas tyre. Kjo mjafton për të treguar se ende nuk i kemi mekanizmat dhe protokollin e duhur. Vajzat dhe gratë që marrin përsipër të denoncojnë dhunën janë heroina, për të cilat duhet të kujdesemi në vijimësi, duke krijuar një sërë programesh sociale që ato të shkëlqejnë, që jeta e tyre pas denoncimit të jetë shumë e mirë pas denoncimit të rastit të dhunës, sesa ishte. Raste të tilla kemi, por si kemi promovuar sa duhet”, nënvizoi Balla.

Duke iu referuar të dhëna statistikore, ai deklaroi se këtë beteje nuk mund ta fitojë e vetme Policia, apo cilado agjenci qoftë

“47% e grave kanë përjetuar një moment dhune në familje, apo formë tjetër dhune. Megjithë përpjekjet e PSH për të parandaluar krimet, ende është problem. Kjo është një betejë që nuk fitohet vetëm, nga PSH. Janë evidentuar 4700 raste të dhunës në marrëdhënie familjare dhe dhënë 2500 urdhra mbrojtjeje. Njerëzit ende nuk e dinë, se edhe vetëm ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë, ta përndjekësh është dhunë, ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë, apo të përdorësh një fjalë pa vend ndaj një kolegeje deputete në Kuvend, është po dhunë. Dhe shpesh herë shembulli më i keq bëhemi ne deputetët burra, duhet të jemi shembull pozitiv në shoqëri”, apeloi ministri.

Më tej ai sqaroi se po zbatohet që prej shtatorit çdo ditë, Paketa e Sigurisë në Shkolla.

“Na duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të çuar para mesazhin që gjithë gratë e vajzat e Shqipërisë sonë, të lejohen dhe ketë potencialin e plotë për një të ardhme më të begatë për të gjitha. E përgëzoj faktin që këtu jemi të gjitha krahët e politikës bashkë, duke lënë në parlament sherret e ditës, për të dhënë një mbështetje këtij koalicioni të madh kundër dhunës mbi bazë gjinore dhe dhunës në familje”, mbylli mesazhin ministri i Brendshëm.

Related

Previous Post

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Gjykata Kushtetuese merr vendimin, pezullohet ratifikimi

Next Post

“Rama mendon se do më mbyllë gojën me arrest”, Berisha: Mosbindja civile do jetë vullkani që do të përmbysë diktaturën!

Lajme të ngjashme

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.