• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu: Konkurs për 200 pozicione për drejtues shkolle

12/13/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu: Konkurs për 200 pozicione për drejtues shkolle
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Çertifikohen 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar, të brezit të pestë të Shkollës së Drejtorëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

 Janë çertifikuar nga Shkolla e Drejtorëve edhe 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit përgatitor për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar.
“Janë 240 aspirantë dhe drejtues shkollash që sot çertifikohen nga Shkolla e Drejtorëve dhe në gjithë këto vite janë më shumë se 800 drejtues aspirantë, të cilët janë çertifikuar nga kjo shkollë. Në qoftë se deri dje, dhe këtu i referohem viteve më parë, që nga mësuesit, deri tek drejtorët e shkollave, i zgjidhte partia, i zgjidhte miku, apo ndonjë praktikë abuzive, tashmë u bënë vite që mësuesit zgjidhen përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe drejtuesit e shkollave nëpërmjet një garancie të fortë, sikurse është shkolla e drejtorëve”, tha Manastirliu.

Nga ceremonia e çertifikimit të brezit të pestë të shkollës së drejtorëve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije hapjen e thirrjes për 200 pozicione drejtuese në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin. “Duke filluar nga fundi i kësaj jave, do të hapim 200 pozicione të punës për drejtues të shkollave, me një konkurs të hapur, ku ftohen që të aplikojnë edhe drejtuesit e komanduar aktualë, edhe ata aspirantë, për të patur më të mirët në krye të shkollave tona”, – bëri me dije Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka deklaruar se pas çertifikimit të drejtorëve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, do të vijohet edhe me trajnimin e drejtuesve në arsimin parashkollor. “Sfida e radhës është çertifikimi i drejtuesve në instutucionet parashkollore dhe kjo është edhe pjesë e reformës sonë sa i përket ndryshimeve që ne do të ndërmarrim në shërbimet parashkollore, të cilat kanë nevojë të përshtaten me të rejat e kohës, të modernizohem nga pikëpamja e standarteve dhe të cilësisë që ofrohet në arsimin parashkollor”, – tha Manastirliu. Duke vënë theksin tek rëndësia e rritjes së dinjitetit të figurës së mësuesit, Manastirliu tha se, përveç trajnimeve për edukimit në vazhdim, me buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje historike të pagave për të gjithë mësuesit.
Nga fillimi i programit të trajnimit nga Shkolla e Drejtorëve, prej nëntorit të vitit 2019, janë çertifikuar 857 mësues. MAS në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ka mundësuar një standard të ri për trajnime dhe çertifikime për mësuesit dhe edukimin e tyre në vazhdim.

Related

Previous Post

Gazetari palestinez: Izraeli bombardoi shtëpinë time dhe vrau babanë tim për të ndaluar transmetimin tim në Gaza

Next Post

“Përafrojmë legjislacionin me BE”, Balluku: Synojmë dixhitalizimin e procesit të prokurorimeve

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.