• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Miratimi i rezolutës në OKB për armëpushim në Gaza, Shqipëria votoi pro! Vendet kundër dhe ato që abstenuan

12/13/2023
in Rajoni & Bota
Miratimi i rezolutës në OKB për armëpushim në Gaza, Shqipëria votoi pro! Vendet kundër dhe ato që abstenuan
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese të martën për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gazë, në një tregues të fuqishëm të mbështetjes globale për përfundimin e luftës Izrael-Hamas.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Votimi në organizatën botërore me 193 anëtarë ishte 153 pro armëpushimit, 10 kundër dhe 23 abstenime. Mes vendeve që kërkuan armëpushim është edhe Shqipëria.

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, tetë vende të tjera e kundërshtuan rezolutën: Austria, Çekia, Guatemala, Liberia, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re dhe Paraguaj.

Mbështetja për një rezolutë për armëpushim ishte më e lartë sesa ajo për një rezolutë më 27 tetor që bënte thirrje për një “armëpushim humanitar” ku votimi ishte 120-14 me 45 abstenime.

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të premten ku kërkohej një armëpushim humanitar, vendet arabe dhe myslimane kërkuan një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh për të votuar për një rezolutë ku kërkohet e njëjta gjë.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk kanë fuqi detyruese. Megjithatë edhe mesazhet e asamblesë “janë shumë të rëndësishme” dhe pasqyrojnë opinionin botëror, tha të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Votimi i Asamblesë së Përgjithshme pasqyron izolimin në rritje të Shteteve të Bashkuara në refuzimin për t’iu bashkuar kërkesave për një armëpushim. SHBA dhe Izraeli thonë se një armëpushim i plotë do të ndihmonte vetëm Hamasin.

Megjithëse votën kundër armëpushimit nga Uashingtoni, Presidenti Joe Biden përdori të martën një gjuhë më të ashpër se zakonisht ndaj Izraelit duke thënë se po humbiste mbështetjen ndërkombëtare për shkak të “bombardimeve pa dallim” në Gazë. Riyad Mansour, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara tha para votimit se një votë nga Kombet e Bashkuara, qoftë nga Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme, duhet të shihet si detyruese.

“Dhe Izraeli duhet t’i përmbahet, dhe ata që kanë mbështetur Izraelin deri tani duhet ta shikojnë në këtë këndvështrim, dhe rrjedhimisht të veprojnë në përputhje me rrethanat”, tha zoti Mansour.

Në rezolutë shprehet “shqetësim i madh për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe vuajtjet e popullatës civile palestineze” dhe thuhet se palestinezët dhe izraelitët duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Aty gjithashtu thuhet se të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, “veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve” dhe bëhet thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e qasjes humanitare”.

Por rezoluta nuk e përmend Hamasin, militantët e të cilit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 të tjerë në sulmin e 7 tetorit për shkak të të cilit nisi lufta. SHBA propozoi një amendament për të shtuar një paragraf se asambleja “refuzon dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi”.

Një amendament i dytë i propozuar nga Austria propozonte që të shtohej një paragraf ku të thuhej se pengjet “po mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera” dhe duhet të lirohen “menjëherë”. Të dyja amendamentet u hodhën poshtë.

Related

Previous Post

Gjermania, Britania e Madhe e Italia letër Borrell-it dhe Lajçak për agresionin e Serbisë: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Next Post

Shqipëria mbyll mandatin në Këshillin e Sigurimit në OKB, ministri i Jashtëm udhëton nesër drejt SHBA-së! Pritet të takohet me Guterres

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.