• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Asambleja e Përgjithshme e RESIJ, Artur Metani: ILD duhet të ketë një planifikim strategjik dhe qasje gjithëpërfshirëse për arritjen e qëllimeve

12/15/2023
in Aktuale
Asambleja e Përgjithshme e RESIJ, Artur Metani: ILD duhet të ketë një planifikim strategjik dhe qasje gjithëpërfshirëse për arritjen e qëllimeve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Tiranë u mbajt për herë të parë Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), nën kujdesin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që është anëtar i këtij Rrjeti, me pjesëmarrjen e delegacioneve të inspektorateve të Drejtësisë të Rumanisë, e cila ka presidencën e RESIJ, të Francës, Italisë, Belgjikës, Bullgarisë, Spanjës e Portugalisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën përshëndetëse, Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani falenderoi kolegët e vendeve të Bashkimit Evropian, që vendosën pranimin e ILD-së në RESIJ, si anëtar me të drejta të plota.

“Vendimmarrjen tuaj për të anëtarësuar institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë në RESIJ, e shikoj para së gjithash si një vlerësim për angazhimin e deritanishëm të institucionit të ILD të Republikës së Shqipërisë në këtë Rrjet. Nga ana tjetër, anëtarësimin e ILD-së  në RESIJ e shikoj edhe si një konfirmim të vullnetit dhe bashkëpunimit tonë të përbashkët.”, tha z. Metani.

Ndërsa duke iu referuar projekteve të ardhshme të RESIJ, me ndryshimet në statutin e kësaj organizate, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vërejti se “Sot RESIJ “fiton” një personalitet të ri juridik. Personalisht vlerësoj se tashmë RESIJ kërkon një vëmendje të veçantë. Aktualisht qasja jonë ndaj aktiviteteve të tij kërkon një kujdes të shtuar dhe më shumë angazhim. Për çdo organizëm të këtij lloji, zhvillimi dhe rritja e tij përpara, përveçse bashkëpunimit, veprimit apo energjisë, kërkon mbi të gjitha një mision, kërkon një planifikim në nivel strategjik duke përcaktuar prioritete të qarta, si dhe një qasje sa më gjithëpërfshirëse nga të gjithë ne për arritjen e qëllimeve të tij.”

Në fjalën e saj, Presidentja e RESIJ, shefja e Inspektimit Gjyqësor të Rumanisë, znj. Roxana Ioana Petcu u shpreh se “E vlerësoj shumë angazhimin e Shqipërisë në veprimtarinë e Rrjetit dhe organizimi i sotëm na dëshmon për mënyrën e patëmetë dhe të përgjegjshme, me të cilën Inspektori i lartë i Drejtësisë i Shqipërisë e kupton kontributin e tij brenda Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë.”

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, anëtarët miratuan ndryshimet finale në Statutin e Rrjetit, si dhe diskutuan mbi projektet e ardhshme të RESIJ, si dhe propozuan dinamizimin e Rrjetit përmes shkëmbimit të inspektorëve, ndarjes së eksperiencës metodologjike të inspektimit dhe angazhimin në sfidat e përbashkëta si pavarësia e magjistratëve dhe pritshmëria e publikut nga sistemi i drejtësisë.

RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë është krijuar në Paris, në Mars 2017, si një iniciativë e Francës, në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë të Këshillit të Evropës (CEPEJ) dhe përfaqësuesve nga Belgjika, Republika Çeke, Franca, Italia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Britania e Madhe.

Në Dhjetor 2021, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i Shqipërisë (ILD) u pranua me statusin e vendit vëzhgues në gjirin e këtij Rrjeti, që përbëhej nga Belgjika, Bullgaria, Franca, Italia, Spanja, Portugalia dhe Rumania.

Prej 19 Tetorit 2023, anëtarët e Rrjetit vendosën të pranonin Inspektorin e Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, si anëtar me të drejta të plota.

Related

Previous Post

“Garantoj familjarët e të dënuarve që situata është në kontroll”, Manja për ngjarjen e rëndë në burgun e Peqinit: Nuk është cënuar jeta e stafit, për detaje të tjera presim rezultatet e hetimit

Next Post

Tirana kryeqendra për kinematografinë e rajonit, 150 kineastë e producentë mblidhen në “Balkan Film Market”

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.