• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligj për drogërat sintetike, Balla: Kërcënimi i tyre, këmbanë alarmi që na vë para përgjegjësisë. Do të vijojmë me masat ndëshkuese

12/15/2023
in Politikë, Slider
Kuvendi miratoi ndryshimet në ligj për drogërat sintetike, Balla: Kërcënimi i tyre, këmbanë alarmi që na vë para përgjegjësisë. Do të vijojmë me masat ndëshkuese
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligj për drogërat sintetike, Balla: Kërcënimi i tyre, këmbanë alarmi që na vë para përgjegjësisë. Do të vijojmë me masat ndëshkuese

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke e konsideruar si një këmbanë alarmi, rrezikun që paraqesin drogat sintetike, ai shton se vihet para përgjegjësisë për të vepruar, pa humbur kohë me masa parandaluese.

Balla thekson edhe njëherë në reagimin e tij, se Ministria e Brendshme dhe Policia e shtetit do të vijojnë me të gjitha masat parandaluese dhe ndëshkuese në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Kuvendi miratoi dje ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” duke përfshirë edhe propozimin tonë për ndalimin e peroksidit të azotit, bashkë edhe me substanca apo përbërës të tjerë të identifikuara në periudha të ndryshme nga Instituti i Policisë Shkencore.

Ndalimi me ligj i përdorimit të peroksidit të azotit, përveç përdorimeve të autorizuara të ti në fushën e mjekësisë dhe industrisë ushqimore, ishte një angazhim që ndërmorëm menjëherë pas rezultateve të para të operacionit të Policisë së Shtetit “Tempulli”, në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Gjatë këtij operacioni kombëtar kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike, u konstatuan në Shqipëri lëndë narkotike të panjohura më parë si dhe përdorimi në masë i peroksidit të azotit nëpër lokalet e natës nga të rinjtë (në formën e tullumbaceve me gaz), e për pasojë rrezikun e abuzimit dhe të pasojave të rënda për shëndetin e adoleshentëve.

Bazuar në këto të dhëna shqetësuese ju drejtova Komisionit të Shëndetësisë për të përditësuar listën e barnave narkotike dhe substancave psikotrope, me përfshirjen në këtë listë të substancës N2O.

Prej atij momenti me deputetët e Komisionit të Punës, Çështjeve sociale dhe Shëndetësisë dhe grupet e punës nga dy ministritë, Shëndetësia e dhe Brendshmja, u punua me shumë përkushtim për ta përmbyllur me votimin e djeshëm në Kuvend. 

Në fillim të këtij viti shkollor, filluam një luftë si asnjëherë tjetër më parë ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike, e cila vazhdon çdo ditë me më shumë se 500 persona të arrestuar/proceduar deri më tani.

Lufta kundër krimit në tërësi dhe krimit të organizuar në mënyrë të veçantë, si dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioriteti ynë kryesor.

Droga përbën një plagë sociale për shoqërinë dhe një rrezik gjithmonë e në rritje për rininë dhe të ardhmen tonë. Asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimit të drogës, po ashtu edhe Shqipëria po përballet fort me të.

Jemi të vetëdijshëm se një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të duhet të përballemi në të ardhmen e afërt është lufta ndaj drogave sintetike, të cilat prodhohen me kosto të ulët e për pasojë janë më të aksesueshme nga përdoruesit, kryesisht moshat e reja por jo vetëm.

Drogat sintetike janë shkaku kryesor i vdekjeve të qytetarëve të grup moshës 18 deri në 49 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth 110.000 amerikanë humbën jetën vitin e kaluar për shkak të drogave.

Ndër ta, 71,000 për shkak të mbidozës nga drogat opioide sintetike si fentanili në vitin 2021, krahasuar me pothuajse 58,000 në 2020.

Kambanat e alarmit që vijnë nga SHBA lidhur me kërcënimin që paraqesin drogat sintetike na vënë përpara përgjegjësisë për të vepruar, pa humbur kohë, me marrjen masave të nevojshme institucionale, parandaluese dhe ndëshkuese, përfshirë në rrafshin social dhe shëndetësor për të shmangur pasoja të dëmshme në të ardhmen.

Siç ngriti alarmin Sekretari amerikan i Shtetit Blinken në fjalën e tij për krijimin e Koalicionit Global kundër drogave sintetike, “nëse nuk veprojmë së bashku me urgjencë të ashpër, më shumë komunitete në mbarë botën do të përballojnë kostot katastrofike që tashmë po prekin kaq shumë qytete amerikane..”

Parandalimi është thelbësor për të përballuar në kohë pasojat fatale të drogave sintetike te fëmijët tanë, familjet apo komunitetet e prekura pasi dhimbja që shkaktohet nga këto humbje jete dhe problemet e qindra personave  të tjerë që do të vuajnë nga abuzimi me droga të ndryshme është alarmues.

Në këtë kontekst, Policia e Shtetit në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, do të vijojë të marrë masave për ngritjen dhe funksionimin Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm mbi substancat e reja psikotrope. 

Kjo njësi e posaçme inteligjence dhe koordinimi ndërinstitucional e ngritur pranë Policisë së Shtetit do të veprojë për identifikimin e drogave dhe substancave psikotrope që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik, përfshirë ato të evidentuara nga vendet e tjera dhe institucione ndërkombëtare, si Bordi Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve dhe Agjencia e Drogave e Komisionit Evropian, sipas modeleve më të mira evropiane të Early Warning System.

Kjo njësi do të jetë mekanizmi iniciues për përditësimin e rregullt të listës së drogave dhe substancave psikotrope.

Krahas sa më sipër, Ministria e Brendshme dhe Policia e shtetit do të vijojnë me të gjitha masat parandaluese dhe ndëshkuese në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Dëshiroj të falënderoj mediat, në mënyrë të vecantë televizionet kombëtare, emisionet e tyre investigative, të gjithë gazetarët që u angazhuan, po ashtu dhe ekspertët, mjekët e kushdo që ngriti zërin për ndalimin e këtyrë lëndëve të dëmshme për shëndetin e të rinjve.

Related

Previous Post

Përshkallëzimi i aksionit, Berisha tregon çfarë është mobokracia: Zgjedhjet zhvillohen në mënyrë periodike, por…Të hënën nis stina e protestave

Next Post

Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: “Tirana po jeton ditët e saj më të mira! Vetëm bashkë mund t’i çojmë gjërat përpara”

Lajme të ngjashme

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

by redaktor2
07/01/2025
0

Pas një karriere 20-vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilave 12 vite si Drejtoreshë e Komunikimit, Manjola Zeka, ka...

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

by redaktor2
07/01/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës shfaq transformimin e...

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

by redaktor2
06/30/2025
0

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse…
  • Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi
  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
  • “Më kanë bërë përshtypje miqësoret e tyre”, Artan Pogoni sheh një “mrekulli” të ekipeve të Superiore…
  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.