• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: “Tirana po jeton ditët e saj më të mira! Vetëm bashkë mund t’i çojmë gjërat përpara”

12/15/2023
in Slider, Sociale
Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: “Tirana po jeton ditët e saj më të mira! Vetëm bashkë mund t’i çojmë gjërat përpara”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi dje në një darkë krerët e besimeve fetare, diplomatë dhe njerëz të shquar të fushave të artit, kulturës e politikës, për t’i uruar gëzuar festat. Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që tregohen solidarë në Tiranë, sidomos ndaj përfaqësuesve të besimeve, të cilët me harmoninë fetare e bëjnë Shqipërinë një vend unik në botë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Dua të falenderoj të gjithë krerët e komuniteteve të besimit, jo vetëm komunitetet e krishtera, por edhe ata të besimeve të tjera që janë këtu me ne sot, si dhe anëtarët e trupit diplomatic, të cilët janë rezidentë të përkohshëm të qytetit tonë, por që shpesh lënë gjurmë të përhershme. Secili prej nesh këtu është thirrur të shërbejë e nuk i ka zgjedhur vetë të ngjashmit e tij sepse është caktuar nga kombi i tij dhe nga anëtarët e besimit. Në këtë histori ne jemi vëllezër dhe motra që ndajmë një qytet, një mision, për ta çuar këtë vend dhe marrëdhëniet mes vendeve tona përpara, e sidomos për ata që na drejtojnë në besim, për të inkurajuar e mëtuar çdo ditë një vëllazëri më të madhe mes nesh. Një vëllazëri më të madhe në një botë që nuk është bota që kishim ëndërruar, në një botë që ka luftë, siç është lufta në Ukrainë, në një botë që ka akte të paimagjinueshme, të dhimbshme siç ishin aktet e terrorizmit në Izrael dhe lufta e përgjakshme që po zhvillohet sot në Gaza. Unë besoj fort se më shumë se çdo herë duhet ta kultivojmë vëllazërinë që ne kemi këtu, ta forcojmë çdo ditë në çdo cep të qytetit tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku solli shembullin e suksesit të Tiranës së transformuar, për të cilën çelësi, sipas tij, është të punuarit bashkë për të njëjtin mision, për të çuar gjërat përpara. “Sot jam vërtet krenar për atë që kemi arritur në Tiranë. Kemi festuar 111 vitet e Pavarësisë dhe duhet ta se po jetojmë ditët tona më të mira. Jo ditët perfekte, të cilat ndoshta do i kemi përpara, por janë sot ditët tona më të mira. Ky vend nuk ka pasur kurrë kaq shumë begati, kaq shumë progres, kaq shumë hapje, kaq shumë zhvillim ekonomik. Unë besoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë sa gjëra bëjmë bashkë në vëllazëri, sa gjëra me mirëkuptim e sa gjëra bëjmë bashkë me këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm që kemi me njëri-tjetrin. Ne kemi pasur vitin tonë historik të turizmit dhe besoj se ky vend është një vend i bekuar, që ecën përpara vetëm kur ne bashkëpunojmë dhe me energjinë tonë pozitive shtyjmë secilin në misionin dhe shërbesën ku është thirrur”, u shpreh mes të tjerash Veliaj.

Related

Previous Post

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligj për drogërat sintetike, Balla: Kërcënimi i tyre, këmbanë alarmi që na vë para përgjegjësisë. Do të vijojmë me masat ndëshkuese

Next Post

Mjacaj dhe 2 të tjerë kryengritje në burgun e Peqinit, situatë kaotike dhe e pazakontë në burgun e sigurisë së lartë

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.