• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu inspekton shkollën në Bicaj të Kukësit: 1.2 miliard lekë për shkolla të reja në 2024

12/16/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu inspekton shkollën në Bicaj të Kukësit: 1.2 miliard lekë për shkolla të reja në 2024
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Bicaj të Kukësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka parë nga afër punimet për rindërtimin e shkollës së mesme “Bajram Abdiu”, një investim i shumëpritur për komunitetin e kësaj zone, i mundësuar nga MAS në bashkëpunim me Bashkinë e Kukësit.
Gjatë vizitës në Bicaj, bashkë kryetarin e bashkisë së Kukësit Albert Halilaj dhe drejtuesin politik të PS-së në këtë qark, Pandeli Majko, Ministrja Manastirliu tha se po i jepet një tjetër ritëm investimeve në institucionet arsimore të qarkut verilindor, ku bashkë me shkollën që po rindërtohet në Bicaj, janë pesë shkolla të rikonstruktuara në Kukës.
“Shkolla ‘Bajram Abdiu’ në Bicaj të Kukësit është një prej shkollave që ne po rehabilitojmë në kuadër të programit të qeverisë për investimet në shkolla së bashku me bashkinë. Për 2024 janë 1.2 miliard lekë të parashikuara për rindërtimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e shkollave në të gjithë vendin”,- tha Ministrja Manastirliu.
Më herët, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Drejtuesi  politik i PS-së në Kukës Pandeli Majko dhe Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, morën pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës, i cili pas rikonstruksionit të plotë, do të ofrojë me mjedise bashkëkohore mësim më cilësor për mbi 1 mijë mësues dhe nxënës.
Nga Kukësi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit foli edhe për programin e qeverisë, për rehabilitimin dhe rindërtimin e 30 shkollave të reja me buxhetin 2024 dhe hapjen e kantiereve të reja.
Drejtuesi i politik i PS-së në Kukës Pandeli Majko dhe Kryetari i Bashkisë Albert Halilaj, kanë vlerësuar investimet në arsim në qarkun Kukës. Në total janë pesë shkolla të reja të rikonstruktuara në Kukës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Çfarë ndodhi me Albën që është në gjendje të rënduar psikologjike?

Next Post

Kjo e dielë do të jetë interesante… horoskopi për sot

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.